Oskar, ku e mbajnë fituesit statujën e artë?

(AIK-Presheva Jonë)
Askujt nuk ia merr mendja se ku i mbajnë statujat e Oskarëve fituesit?! Russell Crowe e mban atë në kotec, Emma Thompson në banjë, Roberto Benigni mes rrobave …ja ku të famshmit e mbajnë statujën e çmuar.

Xhek Nikolson, aktori më i mirë protagonist, 1998, ‘Qualcosa è cambiato’; aktori më i mirë protagonist, 1976, Qualcuno volò sul nido del cuculo; aktori më i mirë joprotagonist, 1984,”Voglia di tenerezza. A e dini se ku i mban gjithë këto statuja, i madhi Xhek Nikolson?! Është shprehur se në to vendos kapelet e tij.

Goldie Hawn, aktorja më e mirë joprotagoniste, në 1970, “Lulet e kaktusit”, e mban statujën në dhomën ku studion dhe mediton. “Dhoma e trofeve janë të kundërta me mua”, ka treguar ajo.

Russell Crowe, aktori më i mirë protagonist, 2001, te “Gladiatori”, a e dini se ku e mban statujën Oskar, në kotecin e tij në Australi. Prania e statujës frymëzon pulat për të bërë vezë të mëdha,” ka thënë aktori.

Mira Sorvino, aktorja më e mirë joprotagoniste, 1996, “La dea dell’amore”, e mban këtë statujë mbi tavolinë e punës së bashku me kujtimet e saj të fëmijërisë.

Ema Thompson, aktorja më e mirë protagoniste, 1993, “Casa Hoëard”; skenaristja më e mirë jo origjinale, 1996, “Ragione e Sentimento”. Edhe kjo i ka vendosur dy statujat në banjë. Ka deklaruar vetë në 2006, për “Time”. “Statujat mund të kishin qenë kudo, jashtë në çfarëdo vendi. Janë të mëdhenj, prej ari, brilant. Dhe në banjë do të shkatërrohen me kalimin e kohës ashtu si çdo gjë tjetër që kam, përfshi këtu edhe trupin tim”.

Jodie Foster, aktorja më e mirë protagoniste, 1989, “Sotto accusa; aktorja më e mirë protagoniste, 1992, “Il silenzio degli innocenti. Ju nuk e keni idenë se ku aktorja e mrekullueshme ka menduar për t’i vendosur dy statujat e merituara për rolet e saj brilante. Në banjë. Po pikërisht në banjë, pasi si është shprehur ajo, ka një harmonizim me rubinetin e çezmës. Por të ndryshkur!

Gwyneth Paltrow, aktorja më e mirë protagoniste, 1999, “Shakespeare in Love”, të vetmen statujë që ka marrë e mbanë atë në një depo. Nuk do që ta ketë në shtëpi.

Tilda Sëinton, aktorja më e mirë joprotagoniste, 2008, “Michael Clayton”, ia ka dhënë agjentit të saj, ashtu si kishte premtuar gjatë fjalimit të saj.

Angelina Jolie, aktorja më e mirë joprotagoniste, 2000, “Ragazze interrotte”, bukuroshja që prej ditës që ka fituar nuk e ka parë më kurrë. Nuk e do në shtëpi sepse nuk është bukur ta kesh para syve. Ia ka dhuruar nënës së saj, Marcheline Bertrand.

Kevin Costner, regjia më e mirë, 1991, “Balla coi lupi”, derisa nuk kishte ndërtuar një “shpajzë”, e mbante atë në sirtarët ku mbante të brendshmet intime.

Marlon Brando, aktori më i mirë protagonist, 1973, “Il padrino”; aktori më i mirë protagonist, 1955, “Fronte del porto. Ka refuzuar ta tërhiqte statujën për “Il padrino”, duke protestuar kundër keqtrajtimeve ndaj indianëve të Amerikës. Ndërsa në autobiografinë e tij shkruante se nuk e kishte idenë se ku kishte përfunduar ai për filmin

“Fronte del porto”.

Uhoopy Goldberg, aktorja më e mirë joprotagoniste, 1991, “Ghost”, të vetmen statujë ia kanë vjedhur në vitin 2001, pasi aktorja e kishte dërguar, nëpërmjet UPS, për ta shkëlqyer. Në fund u rigjet në vendin e plehrave në Kaliforni. Që atëherë, ajo tha se “Oscari nuk do të largohet kurrë përsëri nga shtëpia ime “

Catherine Zeta-Jones, aktorja më e mirë joprotagoniste, 2003, Chicago, e ka vendosur mes dy statujave të burrit të saj, vetëm pak më para nga ata.

Roberto Benigni, aktori më i mirë protagonist, 1999, “La vita è bella”, e ka vendosur oskarin në dollap, mes rrobave të tij. Ai tregon kështu “Kur jam lakuriq e i pastër shoh rrobat e mia dhe kujtohet për ato ndjenja të mrekullueshme të asaj nate”.

Renee Zellweger, aktorja më e mirë joprotagoniste, 2004, “Ritorno a Cold Mountain”, e mban në dhomën e agimit për ta parë sa më shpesh e për të kujtuar sesa me fat është.

Kate Uinslet, aktorja më e mirë protagoniste, 2009, “The Reader”, e mban edhe kjo oskarin e saj të parë në banjë. Kështu kur do fshehtas mund ta shtrëngoj atë. “Duke ditur se të gjithë duan ta shohin e ta prekin, dhe gjithashtu eviton njerëzit ta pyesin si ndjehet”.

Cate Blanchett, aktorja më e mirë jo protagoniste, 2005, “The Aviator”, e ka vendosur statujën mbi piano pasi miqtë e saj duan t prekin e të bëjnë foto me të.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni