PËR DËSHMORIN ARTAN ABAZI ngriten sot dy flamuj kombëtar, në Dobrosin dhe Lluçan

Sikur në Lluçan ashtu edhe në Dobrosin te varri dhe vendi u kishte rënë heroikisht komandant “Miratoca”  për veprën dhe shembëlltyrën  e dëshmorit Artan Abazi folën pos kryetarit të KK të Bujanocës z.Jonuz Musliu  dhe z.Edmond Isufi kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së si edhe kryetarët e dy BL të Dobrosinit dhe Lluçanit si dhe ish-bashkëluftëtar e familjarë të Artanit.

 

Dobrosin, 18 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Sot në ditën e rënies së dëshmorit nga Kosova Lindore Artan Arif Abazi nga Miratova e Preshevës u bënë homazhe në shenjë rrespekti dhe nderimi të komandant Miratoca »  me ratine 11 vjetorit të rënies së tij herokisht në luftë përballë armikut nga një delegacion shumë anëtarësh nga Lugina e Preshevës, përfaqësues këta nga i tërë spektri politik dhe ushtarak si dhe familjarë e bashkëfshatarë të  dëshmorit.

Delegacioni i prirë nga z.Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, pastaj z.Edmond Isufi kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së të shoqëruar nga kryterai i BL të Lluçanit dhe të Dobrosinit, homazhet për dëshmorin e Artan Abazi i nisën te vendi ku kishte rënë heroikisht në Lluçan në orën 13-të, ndërsa në ora 14:30 në Dobrosin vazhduan homazhet tek varri i Artanit dke i bërë ndrrima gatitu me një minut heshtje.

SHEMBULLTYRA E ARTANIT, KOMANDANT “MIRATOCA” T’I SHËRBEJ PËR UNITET TË FAKTORIT POLITIK NË LUGINË TË PRESHVËS

Vlenë të theksohet së për herë të parë vihet flamuri kuq e zi në Llocan mu në vendin ku kishte dhënë jetën për liri komandant « Miratoca ». Një flamur i ngritur lartë 5 metra po ashtu u ngrit edhe tek varri i dëshmorit tonë në Dobrosin.  Sikur në Lluçan ashtu edhe në Dobrosin për veprën dhe shembëlltyrën  e dëshmorit Artan Abazi folën pos kryetarit të KK të Bujancës z.Jonuz Musliu, Edmond Isufi kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së edhe kyretarët e dy BL të Dobrosinit dhe Llucanit si dhe ish-bashkëluftëtar e familjarë të Artanit të cilët vune edhe kurora lulesh te varri i Artanit.

 

Kurse, babai i dëshmorit Arif Abazi duke falenderuar të pranishmit për këto nderime në këto ditë dimri dhe acari. Babi i dëshmorit  kërkoi që heroizimi dhe gjaku jo vetëm i djalit të tij Artanit, por edhe i githë atyre që ranë për këtë tokë shqiptare të na shërbejë shembull për punë dhe unitet mes faktorit shqiptarë në Luginë në realizimine aspiratve tona, duke quar në vend amantit e horonjve tanë të rënë për liri dhe pavarësi për gjithë  shqiptarëve në ballkan. Familja Abazi për të pranishmit shtroi drekë pas gjithë asaj rruge emundi në këto ditë të ftofta dimri. Kurse, nga mediat të cilat ndoqën homazhet e dëshmorit ishin RTP dhe « Presheva Jonë » dhe titulli.com


4 Komente

  1. Abedini nga Miratoca ne Suedi, February 18, 2012:

    O zoti gajretin o burra, lum prind qe e kane pasur at djal trim. Allahu me xhehnet e past shpërblye !

  2. Enis Kaltrina Maliqi Preshev, February 19, 2012:

    Mburremi dhe jemi shumë krenarë Që Kemi pasur nje dajë të Till…

  3. vildane, February 20, 2012:

    jam shum krenare qe kam nje daj siq eshte artan abazi lavdi dajes tim dhe gjith deshmorve qe luftuan per atdhe

  4. sherife abazi mustafa, February 29, 2012:

    jam shum krenare qe valon flamuri ne vendin e renjes dhe te koka e vllaut tim lavdi vllaut tim dhe gjith deshmorve

Komentoni