Gjenevë, 21 qershor -Ati i Shenjtë Papa Françeskusot (21 qershor) ditën e verës do të vizitojë Gjenevën me ftesë të Këshillit Botëror të Kishave (COE). Në fund të kësaj vizite, në Palexpo do të mbahet një meshe në orën 17:30. Vizita e Françesku në Gjenevë më 21 qershor do të kufizojë qasjen në aeroport dhe stacionin e trenave me një prani te madhe te forcave policore dhe te sigurisë. Ardhja e Papa Françeskut në Gjenevë është duke provokuar një entuziazëm të madh. Masa e dhënë nga Ati i Shenjtë më 21 qershor në fund të pasdites në Palexpo është tashmë i plotë. Vendet e mundshme prej 41’000 pjesëmarrës, tha të premten dioqeza e Lozanës, Gjenevës dhe Fribourg, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Gjatë vizitës së Atit të Shenjtë në Gjenevë, në qendër të vëmendjes do të jetë tema e paqes dhe tema e refugjatëve.  Herën e parë në 1982 në Gjenevë, me rastin e një udhëtimi jozyrtar në ftesë. Për gjashtë ditë, nga 12 deri në 17 korrik 1984, Gjon Pali II bëri një vizitë zyrtare. Papa në Zvicër në vitin 1984, pesëmbëdhjetë vjet pas vizitës së Pali VI në Gjenevë, Zvicra përsëri mirëpret një papë. Papa, polajk kishte një vizitë baritore në qershor të vitit 2004 në Bernë.

Edhe mbi 1000 shqiptare te Zvicrës ne pritje te Papës nesër në Gjenevë

Don Agim Qerkini, nga Misioni Katolik Shqiptar – Luzern tha se vizita e papës ne Gjenevë ka domethënien dhe simboliken e vet, sepse Gjeneva është një metropol i organizatave ndërkombëtare dhe humanitare, qytet ky mozaik i dhjetëra etnive dhe komuniteteve te feve te larmishme që jetojnë ne harmoni.

Lidhjet e shqiptareve me papën nuk datojnë nga sot e as nga nesër, por janë te kahershme. Ketë lidhje e dhe mes Vatikanit deh shqiptarëve edhe me e fuqizoi dhe e vulosi kur me 4 shtator te vitit 2016 Papa Françesku shpalli shenjtoren tonë shqiptare Nënë Terezën. Misioni Katolik Shqiptar – Luzern, Misioni Katolik Shqiptar-Aarau dhe Misioni Katolik – Sirnach janë tri qendra shqiptare qe tubojnë rreth 20 mije shqiptare te komunitetit katolik, thotë ne vazhdim z. Don Agim Qerkini, duke shtuar se “zviceranet dhe mbarë bota na marrin lakmi e dikush bile edhe zili për tolerancën dhe vëllazërinë tone kombëtare me myslimanët dhe fete tjera, çka shpesh merremi edhe si shembull, të cilën traditë duhet vazhduar dhe kultivuar. Për ketë me se miri flet edhe inaugurimi i shtatores se Nene Terezës ne Lozanë, Winterthur dhe Wil ku ishim bashkërisht të gjithë shqiptarët krahë për krahë katolikë e myslimanë.”

Sipas Don Agim Qerkini edhe ne pritjen e Papës nesër ne Gjeneve kështu ne shqiptarët do të shkojmë të gjithë bashkërisht duke valëvitur flamujt kombëtar dhe të Kosovës. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër ka mësuar se në mesin e 40 mijë pjesëmarrësve do te jene edhe mbi 1000 shqiptarë te Zvicrës ne pritje te Papës nesër ne Gjenevë.

SHPËRNDAJE