Ndërron jete tragjikisht Nermine Sadiku-Abdullahu nga Presheva (Ternava)

Në magjistralen Prishtinë-F.Kosovë tragjikisht ka humbur jetën Nermine Sadiku-Abdullahu 30 vjeçare nga fshati Tërrnavë (e bija e Qenanit nga fshati Bukuroc I Preshevës) . Viktima ishte e ftuar në një dasmë tek të afërmit e saj.

 

Rreth aksidentit në fjalë burimet e agjecisë “Presheva Jonë”  mësojnë se policia e kosovës vozitësin e veturës e ka ndaluar menjëherë dhe ndaj tij. Hetimet vazhdojnë. 

 

Prishtinë/Preshevë-13 korrik

Dje rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë-F.Kosovë tragjikisht ka humbur jetën Nermine Sadiku-Abdullahu 30 vjeçare nga fshati Tërrnavë (e bija e Qenanit nga fshati Bukuroc I Preshevës) . Viktima ishte e ftuar në një dasmë tek të afërmit e saj.

 

Rreth aksidentit në fjalë burimet e agjecisë “Presheva Jonë”  mësojnë se policia e kosovës vozitësin e veturës e ka ndaluar menjëherë dhe ndaj tij. Hetimet vazhdojnë. Megjithëse magjistralja në fjalë është e njohur për aksidentet të llojit të till për shkak mungesës së nënkalimeve dhe mbikalimeve si dhe semaforëve për këmbësorë.

E ndjera të cilës jetën ia mori një makinë e cila edhe e aksidentoi pas vetes ka lënë tre fëmijë 9 vjet,5 vjet dhe I vogli 8 muajsh.

Varrimi bëhet sonte (me aksham).

Ngushllime familjes Sadiku dhe Abdullahu !


5 Komente

  1. rexhep, July 14, 2012:

    Eselamu alejkum
    All-llahu e shpërbleftë Nerminen me xhenetin Firdeus inshaAllah në ahiret, ndërsa Familjeve All-llahu i dhashtë sabër e gajret. E moj Qeveri, po keni para me maru autostrada, e ndërsa për mbi dhe nënkalime nuk po keni. Së pari duhet siguruar ato rrugë që keni, pastaj ndërtoni tjerat.

    selam

  2. Sadiku_ukuroshi, July 14, 2012:

    keshtu  eshte  mos  kujdesja  e  SHOFEREVE  E  TE  CILET  I    BLEJN  ME  PARE  LEJETE  PER  VOZITJE  ….NUK  ESHTE  HERA   E  PARE  APO  E  FUNDIT  QE  DOTE  PERFUNDOJE….

  3. Katana2002, July 14, 2012:

    All-llahu ekber!!! ngushellimet e sinqerta familjes sadiku dhe abdulahu!!! Vetem me durim do ti arrini shperblimet e All-llahut, sepse ky eshte caktim i Tije nga i cili askush nuk mund te largohet!!!!
    All-llahu edhe ne kete menyre merr jete!!!
    Znj. e nderuar Nermine po aty e ka pasur fundin e rruges te kesaj bote dhe po aty e priten engjujt e All-llahut!!!
    Qofte e nderuar me Xhennet!!
    Eselamu alejkum, ju deshiroj durim!!!

    BESIMTARI !!!!

  4. familja hajdari nga terrnava, July 15, 2012:

    zoti ne gjenet dhe ishalla zoti i ndimofet juve FAMILJAR  ngushtllime FAMILJAR TE NERMIMES sadiki edhe abdullahu .ngushtllime kemi nga FAMILJA HAJDARI nga TERRNAVA .

  5. Valdrin, July 26, 2012:

    Jam nga Terrnava djalin e nermines e kam paur ne shkolla ai quhet ramiz une se pari ngushllime familjes abdullahu dhe sadiku edhe mos vozit shpejt se spo te ik treni  sa aj kerri ndreqet po njeri nuk ndreqet

Komentoni