Milani, ëndrra me sheikë dhe Cristiano Ronaldo

A ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të jetë tek Milani, pasi sipas të rrjetit italian “Mediaset”, mundësia e arritjes së një marrëveshje bashkëpronësie midis Berlusconit dhe një sheiku arab është gjithmonë e më reale.

Aktualisht, kryeministri dhe njëkohësisht zëvendëspresinti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid al Maktum ndodhet në Itali, ku është takuar me Berlusconin dhe administatorin e deleguar, Adriano Galliani, për të folur në lidhje me planet e tij për të investuar në klubin e madh milanez.

Sipas spekulimeve të shtypit italian, Al Maktum është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit 500 milionë euro për të bërë të tijën 35% të aksioneve të kuqezinjve.

Nëse kjo do të ndodhë, Milani do të ketë para të mjaftueshme për të qenë një protagonist absolut i merkatos, duke realizuar edhe një superofertë prej 200 milionë eurosh për kartonin e Ronaldos, një tekë kjo e vetë sheikut.

Megjithatë, duke kaluar nga ëndrrat tek realiteti i Milanit, aktualisht klubi përballet me një mungesë të theksuar fondesh, çka mund të detyrojë Gallianin të marrë në konsideratë një prej ofertave të refuzuara më parë të Paris SG, atë prej 40 milionë eurosh për Ibrahimovic, po kaq për Thiago Silvan apo 70 milionë euro për Thiago Silva e Pato së bashku.

Përsa i përket blerjeve të mundshme, e vetmja pistë që po ndiqet aktualisht nga Milani është ajo e mbrojtësit të majtë të Palermos, Balzaretti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni