Me lirimin e ish-komandantit të UCPMB-së proceset politike do të ecin më mirë në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE:Jonuz Musliun, kryetar i LPD-së dhe i Asamblesë komunale të Bujanocit flet për agjencinë informative “Presheva Jonë”. Besoj se me daljen e Shefketit nga burgu do të jetë edhe një krah i fort, një unitet i mirë i spektrit politik të Luginës.

Intervistoi: Valon BEGZADI

Bujanoc, 31 maj / AIK-Presheva Jonë

Për këtë z.Shefketi është angazhuar dhe do të angazhohet prapë, do të jetë pjesë e proceseve politike dhe kjo është e pa shmangshme. Ne çdo here kemi kërkuar që përmes dialogut te zgjidhen problemet dhe do të mundohemi përsëri që si faktor unifikues i Luginës së Preshevës të bashkuar drejtë zgjidhjes së problemit politik të Luginës së Preshevës…thotë fillimisht në intervsitën eskluzive për agjencinë informative “Presheva Jonë” z.Jonuz Mulsiu, kryetar i LPD-së dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Presheva Jonë: Zotëri kryetar, LPD-ja e para e ka përshëndetur lirimin e ish komandantit të përgjithshëm të UÇPMB-së Shefket Musliu. Cili është komenti Juaj në këtë drejtim?

 

            Jonuz MUSLIU: Ne si subjekt politik i ndalur nga lufta e UCPMB-së, na bie hise  që të i përshëndesim edhe qytetarët, të i përgëzojmë qytetarët, për ardhjen e komandantit, natyrisht se është pjesë gjymtyrë e pjesës tonë, ka kontribuar mjaftë, është bartës i përgjegjësisë së luftës, por ai do të jetë edhe bartës i paqes, kjo është ajo, që na jep kurajë, guxim që të dalim të i përshëndesim edhe qytetarët, të i përshëndesim edhe gëzimet të cilat po vinë nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Shihet vetë arrja e tyre, gëzimi për daljen nga burgu sepse i ka munguar Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit këto tetë vite. Po shihet qartë se është lëvizur gjendja në interes të qytetarëve por jo sa duhet, jo të kënaqur. Besoj se me daljen e Shefketit nga burgu do të jetë edhe një krah i fort, një unitet i mirë i spektrit politik të Luginës.

Presheva Jonë: Jeni deklaruar publikisht se gjykimi i komandantit ka qenë me prapavi politike. Pse? 

            Jonuz MUSLIU:  Është e ditur që në fillim se i tërë ai gjykim, procedura, rrjedhja iu drejtua ndaj procesit në mënyrë që të i ngulfat proceset politike, që ta largojnë nga skena politike ta largojnë nga Lugina e Preshevës me një aktakuzë qesharake, këto të gjitha kanë qenë me ligjet e ish-Jugosllavisë që është gjykuar me 13 vite heqje lirie. I është dashur edhe UNMIK-ut po edhe qeverisë së Serbisë, që komandanti të jetë i izoluar, që të jetë larg qytetarëve, jashtë proceseve politike, në mënyrë që të mos ketë kontakte. Me daljen e komandantit  mendoj se do të përshpejtohet zgjidhja e problemeve politike.

Presheva Jonë:  Cili do të jetë roli i ish komandant Shefket Musliut, në të ardhmen në politikë apo diku tjetër? 

            Jonuz MUSLIU: Roli i komandantit ka qenë paqësor, ku është faktuar edhe me vetë nënshkrimin e marrëveshjes së Konçulit, u tregua njeriu që ka kontribuar për të mirën ë qytetarit, dhe pikërisht për këtë është bërë lufta që të jemi sovran dhe të i gëzojmë të gjitha të drejtat, si çdo qytetar tjetër në botë sepse rruga e vetme është rruga e paqes. Për këtë Shefketi është angazhuar dhe do të angazhohet prapë, do të jetë pjesë e proceseve politike dhe kjo është e pa shmangshme.       Ne çdo here kemi kërkuar që përmes dialogut te zgjidhen problemet dhe do të mundohemi përsëri që si faktor unifikues i Luginës së Preshevës të bashkuar drejtë zgjidhjes së problemit politik të Luginës së Preshevës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni