AKADEMI DEDIKUAR LUFTETAREVE TE LIRISË: UCPMB-së URIMEVE JUBILEUN E 12-të

Me intonimin e himnit kombëtarë dhe me një minut heshtje në nder të dëshmorëve të kombit, është mbajtur sot akademia përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së. Me moton “E filluam kur ishim të bashkuar”, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, një numër i vogël i qytetarëve të Luginës së Preshevës, përkujtuan dëshmorët e kombit, dhe kujtuan daljen në skenë të UÇPMB-së, njofton TvP

Presheve, 26 janar/AIK-Presheva.com

Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, invalid, veteranë, ish ushtarë, si dhe përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës të institucioneve lokale. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Ramadan Ismajli, pastaj kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi, Jonuz Musliu kryetzar i kuvendit, si dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Te gjitjhe lideret  folen per rolin dhe rëndësinë e luftës së lavdishme çlirimtare për liri, të bërë nga bijtë më të mirë të kombit shqiptarë, kurse Mustafa potencoi se familjet e dëshmorëve tashmë nuk janë thjeshtë familje të rëndomta, por zënë vend në familjet më fisnike të kombit shqiptarë. Kurse kryetari Bujanocit z.Kamberi theksoi që familjet e deshmoreve sot kerkojne para lavdratve, me shume mbeshtetjhe dhe  ndihma sepse bijte e tyre e em,rtioj e nje gjhe te tille te cilet jane deshumar kur eshte dashur. Në vazhdim ishte përgatitur edhe një program kulturo- artistik nga shoqëritë që janë aktive në Preshevë e Bujanoc.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni