LIBURN ALIU: Tadiqi e Daçiqi, të njëjtë për Kosovën!

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, thotë se kosovarët janë duke shikuar se si do të jetë në të ardhmen Serbia karshi Kosovës, por ajo sipas tij, aktualisht është duke bërë “zi e terr” karshi Kovës. “Në raport me Kosovën nuk do të ketë dallime, ata do të vazhdojnë të jetë në njëjtë ndaj Kosovës, ta konsiderojnë atë si pjesë të Serbisë…”, thotë Aliu.

 

Paralajmërimet e medieve serbe se ish-presidenti serb Boris Tadiq dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, janë pajtuar që së bashku ta qeverisin Serbinë gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, nuk i ka befasuar anëtarët e partive në Kosovë.

Deputetët kosovarë, që vijnë pothuajse nga të gjitha partitë politike, thonë se ardhja e Daçiqit në krye të qeverisë vetëm se e konfirmon faktin se mentaliteti serb nuk ka lëvizur nga koha e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, ndërsa shprehen të bindur se në këtë formë Serbia do të luajë me “dy karta”.

Sipas tyre, në njërën anë Tadiqi do ta promovojë Serbinë demokratike dhe në anën tjetër, Daçiqi do të mbajë qasje politike karshi Kosovës, të cilën e ka mbajtur paraardhësit të tij në parti, ish-presidentit Sllobodan Millosheviq.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi thotë se edhe Tadiqi edhe Daçiqi kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe që të dy janë radhitur për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dot të vazhdohet kjo politikë (edhe BE-në edhe Kosovën) e një obstruksioni ndaj presioneve dhe kushtëzimeve të BE-së, një obstruksion i vazhdueshëm, por jo një kundërshtim i hapët, pra një mbështetje e dialogut teknik me deklarata, por një pagatishmëri për t’i zbatuar eventualisht marrëveshjet e arritura”, thotë Gashi.

 

Ndërsa deputeti i partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, thotë se politika e qeverisë serbe karshi Kosovës do të vazhdojë të jetë edhe në e vrazhdë se që ka qenë më parë.

“Ata (qeveria e ardhshme serbe) do t’i njohë të gjitha dokumentet për shkak të presionit nga bashkësia ndërkombëtare, por ata do të bëjnë gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Gjenocid i heshtur mendojë se është shpërngulja, arrestimet dhe kidnapimet e njerëzve, të cilat do t’i detyrojnë shqiptarët të heshtin dhe të shpërngulen”, thotë Hasani.

Edhe për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ardhja e mundshme e Daçiqit në krye të ekzekutivit serb do t’i forcojë edhe më shumë, siç thotë ajo, politikat e Millosheviqit karshi Kosovës. “Si e tillë (qeveria Tadiq-Daçiq), jo vetëm që do ta pengojë Kosovën më tej, por do ta pengojë edhe rrugën e Serbisë drejt integrimit në BE dhe besoj që kjo do ta dëmtojë stabilitetin dhe paqen në rajon”, thotë Osmani.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, thotë se kosovarët janë duke shikuar se si do të jetë në të ardhmen Serbia karshi Kosovës, por ajo sipas tij, aktualisht është duke bërë “zi e terr” karshi Kovës. “Në raport me Kosovën nuk do të ketë dallime, ata do të vazhdojnë të jetë në njëjtë ndaj Kosovës, ta konsiderojnë atë si pjesë të Serbisë…”, thotë Aliu. (Zëri)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni