Lady Gaga: Po më bien flokët nga lyerja e tepërt

 

Lady Gaga ka rrëfyer se po i bien flokët.

Këngëtarja, e cila është shndërruar në një ikonë mode për shkak të veshjeve të saj ekstravagante, është shprehur se i ka lyer aq shumë flokët sa tashmë po i humbet pak nga pak.

Lady Gaga, një brune natyrale, është kthyer në një bjonde që në momentin që filloi karrierën e saj muzikore.

Gjithashtu, ajo deklaroi se gjatë natës fle pa hequr tualetin.

“E di që nuk është mirë për lëkurën, por mua më ka dhënë Zoti gene të mira”, u shpreh Lady Gaga.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni