Kontrata me PUMA-n, Fabregas “noton në para”

Futbollisti i rikthyer ne radhet e Barcelonës, Cesc Fabregas është duke ‘notuar në para’ falë marrëveshjes së re me Puma.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë me vlerë prej 16 milionë funtesh me gjigantin e veshmbathjeve sportive Puma, ka njoftuar The Sun.

Ish kapiteni i Arsenalit besohet se ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare. Ai i bashkohet yjeve të Manchester Cityt, Sergio Aguero e Yaya Toure, dyshes së Manchester Unitedit, Nemanja Vidic e Phil Jones si dhe mesfushorit të Arsenalit, Mikel Arteta, që kanë marrëveshje me Puma.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni