Kandic: Kosova i ka larë duart nga Serbia që në vitin 1999

Natasha Kandiq, drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në fund të kësaj jave ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Amerikan në Prishtinë. Kandiq po do që të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në vendet e ish-Jugosllavisë, pavarësisht se cilit nacionalitet i përkasin, të mos lejohen që t’i ikin përgjegjësisë së tyre,njofton agjencia informastive kombëtare “Presheva Jonë”
                                                                     
 
Prishtinë, 21 prill/ AIK-Presheva Jonë
                                                                           
Sipas agjencisë “Presheva Jonë” Kandiq ka lobuar në favor të idesë së nismës “Komra”, e themeluar në shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë, me qëllim të themelimit të një komisioni ndërshtetëror për vërtetimin e fakteve mbi viktimat dhe rastet më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut të kryera gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë për periudhën 1991-2001.Duke shpalosur idenë për hetimin e krimeve, Kandiq ka thënë se komisioni do të duhej që të detyronte të gjithë ata që kanë kryer krime lufte që të mos ikin nga përgjegjësia e tyre. 

Kandiq ka thënë se nuk është e befasuar nga fakti se mediet dhe elita intelektuale serbe nuk debatojnë për krime lufte, por është e shprehur të jetë e habitur me shtetin e ri. “Serbia nuk hap debat, sepse nuk dëshiron të japë shpjegim. Shembulli është ajo që ndodhi para një muaji, kur gjenerali i policisë, Vlastimir Gjorgjeviq, i dënuar për krime lufte, u dënua me 27 vjet burg”, ka theksuar Kandiq. “Por unë befasohem se pse nuk po debatohet në Kosovë”.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë fjalës së saj e ka zhveshur Serbinë nga e drejta morale për ta kthyer Kosovën nën autoritetin e saj.  “Secili vend që bën krime, siç ka bërë Serbia, nuk ka të drejtë që të thotë se ende e do territorin e saj të humbur”, ka thënë ajo.
“Kosova ka qenë viktimë evidente e krimeve të luftës nga ana e Serbisë dhe për këtë e kam kuptuar që Kosova nuk mund të jetë pjesë e saj”.

Dialogun Kosovë – Serbi me mbikëqyrje të Bashkimit Evropian, Kandiq ka dashur ta shohë në favor të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.  “Besoj se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të sjellë shumë lehtësira, duke përfshirë edhe mundësinë që ju të udhëtoni pa pasur probleme”, u është drejtuar ajo studentëvenë shqiptaë, serbë etj…
Prishtinë, njofton agjencia informastive kombëtare “Presheva Jonë”

“Unë besoj se asnjë mundësi nuk ekziston përpos asaj që të ulemi dhe të bisedojmë mes vete”. Për dialogun Kosovë-Serbi, drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare e ka pasur edhe një ide tjetër. Ajo ka dashur që edhe të rinjtë të angazhohen në të për të hapur debate të ndryshme. “Ky dialog do të ishte më produktiv sikur rinia e të dyja shteteve të hapte debate të ndryshme dhe të niveleve të ndryshme”, ka thënë ajo.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni