Funksionaret e BDL ikin nga pushteti lokale

Perfaqesuesit e BDL-se japin doreheqje nga funksionet e tyre ne pushtetin lokal te Presheves.Dorëheqjet në fjalë vijnë pasi që Skender Destani, Kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës kohë më parë është deklaruar se ky subjekt politik e prisht koalicionin qeverisës ekszistues dhe do të mbetet opozitë në Kuvendin e Komunës së Preshevës.

Presheve, 27 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik të Luginës së Preshevës të zgjedhur apo të emëruar në organet pushtetit lokal organizuan sot një konferencë për shtyp. Ata me një deklaratë të përbashkët njoftojnë publikun se që nga sot japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

Kështu Muhamet Mustafa jep doqëheqje nga posti i ndihmës kryetarit ë komunës. Ndërkaq, Atulla Rexhepi, Kadri Sylejmani dhe Agim Kadriu japin dorëheqje nga funksioni i anëtarit të këshillit komunal. Njëherit ata deklaruan se me dorëheqjen e tyre Bashkimi Demokratik i Luginës do të jetë opozitë në Kuvendin e Komunës së Preshevës. Dorëheqjet në fjalë vijnë pasi që Skender Destani, Kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës kohë më parë është deklaruar se ky subjekt politik e prisht koalicionin qeverisës ekszistues dhe do të mbetet opozitë në Kuvendin e Komunës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se Bashkimi Demokratik i Luginës, përkatësisht Këshilli Drejtues i BDL-së, më datë 25.11.2010, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni me PDSH-në.

Duke pasur parasysh se pushteti lokal në komunën e Preshevës për të funksionuar duhet pasur më së paku 20 këshilltarë.

Duke pasur parasysh se vendimet që janë marrë në seancën e fundit në këtë përbërje të kuvendit nuk janë legjitime, sepse nuk kanë shumicën e nevojshme.

Duke pasur parasysh se për ne vendimet të cilat i marrin organet udhëheqëse të partisë duhet respektuar. Ne anëtarët e Këshillit komunal nga radhët e BDL-së: Atulla Rexhepi ,Kadri Sylejmani, Agim Kadriu si dhe ndihmësi i kryetarit të komunës Muhamet Mustafa. Japim dorëheqje nga këto funksione dhe Bashkimi Demokratik i Luginës do të jetë opozitë e Kuvendit komunal Preshevë.

Gjithashtu Bashkimi Demokratik i Luginës, më datë 25.12.2010 ka marrë vendim që tash e tutje nuk do të marrë pjesë në Kuvendin Komunal i cili nuk ka legjitimitetin e duhur për të funksionuar ashtu siç duhet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni