Dr.RUGOVA: Liderët e Luginës së Preshevës t'mos bënë marketing politik me UP-në !

Ka deklaruar për agjencinë informative „Presheva Jonë“ njeriu numër një i Universitetit të Prishtinës prof.dr.Mujë Rugova, rektor i cili është i indinjuar me deklaratat e disa liderëve nga Lugina e Preshevës që po i lexojmë ditëve të fndit në mediat tona lidhur me regjistrimin e studentëve të rinj nga këto vise në universitetin tonë. Sipas dr,Rugova ata studentë të rinjë që janë regjistruar, janë regjistruar sipas suksesit, meritës së tyre dhe vullnetit tonë, si një gjest kombëtar për vëllezrit tanë dhe asesi për hirë të ndonjë lideri politik.

Prishtinë, 29 shtator / AIK-Presheva Jonë

Sikurse vitin e kaluar edhe sivjet disa liderë nga Lugina  e Preshevës  vazhdojnë të rrahin  gjoks apo të krekosen duke deklaruar përmes disa mediave rreth pranimit të studentëve në universitetin e Prishtinës, lavdrata këto në stilin „mos të ishte qadra ime, do të kishte lagur shiu..“. Por rreth pranimit të studentëve në Universitetin e Prishtinës , zyrtarët nga rektorati i këtij instituti të lartë akademik, thonë ndryshe, siq treguan ditë më parë edhe ata nga Tirana.   

Pra, sikur vitin  e kaluar kur  dr. Rugova për agjencinë tonë ishte shprehur se „studentët nga Lugina po pranohen sepse janë shqiptarë dhe se e ndiejmë si obligim  dhe na takon neve si institucion të bëjmë diqka për ta dhe jo sepse po na dërgon lista njëra apo tjetra parti..“. Një mesazh të tillë, në vend të apelit, e ka përcjellur edhe sot rektori i  Universitetit të Prishtinës Prof.dr.Mujë Rugova, sipas të cilit „studentët e shqiptarë nga  Presheva, Bujanoca e Medvegja janë pranuar dhe do të pranohen aty ku ka mundësi por se asesi nuk mund që të realizohen të gjitha kërkesat të cilat pastaj po bëjnë padrejtësi me studentët e territorit të Kosovës, sikur në rastin e arkitekturës apo mjeksisë ku numri i studentëve që aplikojnë nga Lugina është i barabart apo edhe më i madhë se i atyre nga Prishtina që ka më tepër se 200 mijë banorë…“

Duke folur për atë se cfarë këtë vitë akademik do të bëjë për stundetët e këtyre trevave (Preshevë,Bujanoc e Medvegjë) Universiteti i Prishtinës z.Rugova në vazhdim u shpreh se „UP-ja sikur edhe vitet e kaluara do të mundohet që të gjejë vend për të gjithë por ama aty ku ka mundësi dhe hapsira pasi që është e pamundur që të plotësohen të gjitha kërkesat në disa raste edhe thjeshtë “të pamundshme” Ne do të mundohemi që sa më tepër të jemi profesional dhe të drejtë në pranimin e tyre, por shpresojmë dhe apelojmë tek liderët atje që të mos përdoret Universiteti i Prishtinës për fushata zgjedhore pasi që këtë nuk po e bëjmë për askend, për asnjërën parti, por sepse janë pjesë e jona dhe e ndiejm për obligim që ta bëjmë një gjë të tillë,tha kreu i Universitetit të Prishtinës. Nëse vërtetë liderët e Luginës duan marketing politik, ata të punojnë dhe angazhohen më shumë në përmisimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, në rend të parë të hapin Universitetin e tyre në gjuhën shipe, siq e  ka e kanë serbët sot universitetin e tyre në Kosovë..“


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni