Dacic: Kosova shtet i rremë, është dashur të negociojmë me Shqipërinë përr territoret

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se situata në Preshevë është e qëndrueshme dhe se heqja e djeshme e monumentit të luftëtarëve të UÇPMB-së nuk mund të jetë një problem për shtetin e Serbisë, raporton Agjencia Anadolija.

Duke folur me gazetarë pas një konference për bashkëpunim mes zyrtarëve ndërlidhës të misioneve të huaja në Beograd, Dacici ka thënë se qeveria e Serbisë nuk mund të priste heqjen e memorialit për shkak se ai ishte i vendosur të mënyrë të paligjshme.

“Askush nuk ka të drejtë t’i jap mësime Serbisë për këtë çështje”, tha ai.

Duke komentuar protestat e shqiptarëve në Preshevë, ai theksoi se aty janë vënë “flamuj të Shqipërisë”.

“Kjo në fakt do të thotë se Kosova është shtet i rremë… Prandaj, unë kam thënë se duhet të negociojmë me Shqipërinë”, ka thënë ai, duke shtuar se heqja e lapidarit në Preshevë “nuk ka lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Duke komentuar kërkesat që çështja e shqiptarëve në Preshevë të zgjidhet si çështja e serbëve në veri të Kosovës, ai tha se më herët ka propozuar shkëmbimin e territorit, por se askush nuk e ka dëgjuar.

“Për më tepër, në këtë aspekt jam kritikuar edhe në Serbi, e këtë nuk e ka pranuar as bashkësia ndërkombëtare”, tha Dacici. /Telegrafi/


2 Komente

  1. Mullisi, January 21, 2013:

    Po a …a kishe dasht veq…me ta dhon Berisha edhe Luginen edhe Kosoven ashtu qysh jau dha nji pjes te detit Grekve pa lujt veni hiq……kte film zdo ta shihmi qetnikushi gjugj we trashullak

  2. Rtv Presheva, January 22, 2013:

    Normal qe eshte shtet i rrem se e di ky mu..t se cfar m…a jan kta te qeveris se KS, Me Traktor neper midis mali e ka bajt lugina ket Qen Thacin e tash e man kryt si kali tenalt e sdo me ndi

Komentoni