Kampioni aktual në ligën më prestigjioze të basketbollit, NBA, Los Angeles Lakers, ka shënuar fitoren e dymbëdhjetë me radhë pasi të dielën mbrëma mposhti skuadrën e Portlandit me rezultat 84:80. Lakersat këtë radhë për pak i shpëtuan më së keqes, pasi edhe rivalët e tyre nga Portlandi ishin në disponuar, por megjithatë legjenda e kësaj skuadre, Kobe Bryant në çerekun e fundit i mori gjërat nën kontroll, duke shënuar 10 pikë nga 22 sa i realizoi gjatë tërë lojës. Për basketbollistët nga Los Angeles, kjo ishte fitorja e 50-të në përgjithësi karshi 20 humbjeve që i kanë pësuar në këtë edicion.

Ata tani mbajnë pozitën e dytë në konferencën perëndimore pas San Antonio Supurs, e cila ka realizuar 56 fitore e 13 humbje në këtë edicion. Me paraqitjen e tij u dallua edhe basketbollisti tjetër i Lakersave, Lamar Odom, i cili shënoi 16 pikë dhe pati 11 kërcime dhe gjashtë asistime. Nga mysafirët më i disponuari ishte francezi Nicolas Batum, me 25 pikë të shënuara.

Në luftën për play-off nga konferenca perëndimore u zhvillua përballje interesante ndërmjet Houston dhe Utah, e cila përfundoi me fitore e vendasve me rezultat të ngushtë, 110:108. Më i merituari për skuadrën e Hustonit ishte Lowry, cili pos që realizoi 28 pikë kishte 11 kërcime dhe 10 asistime, ndërkaq nga Utah dyshja Martin dhe Millsap ishin më të disponuarit të cilët realizuan nga 34 përkatësisht 35 pikë. Befasia më e madhe e mbrëmjes u vlerësua humbja e Oklahoma City para adhuruesve të tyre nga Toronto me rezultat, 95:93.

 

Rezultatet

Washington – New Jersey 98:92

Atlanta – Detroit 104:96

Milwaukee – New York 100:95

LA Clippers – Phoenix 99:108

Minnesota – Sacramento 95:127

Houston – Utah 110:108

Oklahoma City – Toronto 93:95

Dallas – Golden State 10:73

LA Lakers – Portland 84:80

SHPËRNDAJE