Bllokohen gjysmë toni hashash, policia greke arreston dy shqiptarë

Afër gjysmë toni hashash dhe një maune u bllokuan nga policia kufitare greke, ndërsa dy shqiptarë u arrestuan.

Sipas policisë greke, lënda narkotike u bllokua midis Konispolit dhe Filatit (Greqi), në vendin e quajtur “Loridha”, 7 km në thellësi të territorit grek.

Na hetimet paraprake mësohet se hashashi i ndarë në 14 çanta transportohej me maune, me targa greke P 33210, tashmë e bllokuar.

Policia greke nisi hetimet, ndërkohë theksoi se një procedurë për paraburgimin e tyre tashmë ka nisur.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni