Arrestohet pasi kanosi punëtorin e KEK-ut

Në rrugën “Wiliam Walker” në qytetin e Prizrenit të premten është arrestuar një qytetar, i cili kishte kanosur me armë zjarri punëtorin e KEK-ut, gjatë aksionit të shkyçjes nga rrjeti elektrik.

Sipas raportit policor, atij i është konfiskuar një revole e tipit EKOL me një karikator dhe dy fishekë.

Me urdhër te Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni