zekaadsGazetari Milaim Zeka ka thënë se korrupsionin në Kosovë e kanë thelluar edhe më shumë zyrtarë të UNMIK-ut dhe EULEX-it, që sipas tij janë pritur me duar të hapura në atë kohë.

Zeka ka shkruar se këta zyrtarë të lartë të këtyre misioneve ishin të përfshirë në afera të mëdha korruptive, sidomos në fushën e drejtësisë dhe në dhënien e tenderave.

Zeka thotë se së shpejti nga redaksia Parrotlla do të bëhen publike shumë hulumtime lidhur me keqpërdorimet që i kanë bërë këto misione në Kosovë.

” Për të gjitha këto, besojmë që pas kompletimit të këtij investigimi të rradhës, përpos që do ta bëjmë publike, nje kopje raporti do t’ja dorëzojmë zyrës qëndrore të UN në New York, në mënyrë që ata ta shohin se si disa zyrtarë keqpërdorin misionin e shenjtë që kjo organizatë botërore e ka në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel global.”, ka theksuar gazetari Zeka.

Ja shkrimi i plotë i Milaim Zekës:

”Korrupsionin në Kosovë e kanë mbjellë disa bosa të UNMIK-ut dhe Eulexit!

Kur kanë ardhur ndërkombëtarët në Kosovë, pothuajse i madh e i vogël, i ka pritur me duar te hapura, me shpresën se do e vinin në rrugë të drejtë këtë vend.

Mirepo nuk kaloi shume kohe, dhe zhgënjimi ishte tepër i madh. Bosa të UNMIK-ut, si Joe Trashler, Mr. Fisher, policë dhe hetues dhe individë në çdo hallkë të mundëshme, nga poshtë lart dhe anasjelltas, u përfshinë në afera të mëdha korruptive.

Para shumë viteve, kur hymë dhe bëmë një investigim për gazetën më të madhe suedeze Dagens Nyheter, doli se zyrtarë të lartë të këtij misioni, ishin direkt të përfshirë në afera të mëdha korruptive, sidomos në dhënien e tenderave.

Redaksia jone, ka disa vite që është duke investiguar zyrtarë të EULEX-it dhe UNMIK-ut, ku kemi zbuluar afera të tmerrshme në fushën e drejtësisë apo edhe në kurdisjen e tenderave.

Psh, nje zyrtar i lartë kanadez, brenda UNMIK-ut, pas sinjaleve që kemi dërguar tek disa zyrtare të lartë në New York tashmë është vënë nën lupen e hetimeve për krime ekonomike, ani pse prej Kosove është promovuar me një detyre të re në Afrikë.

Nga të dhënat tona, të cilat shumë shpejt do t’i bëjmë publike, del se ndërhyrje në tendera, korrupsion dhe në hetime lidhur me rastë të ndryshme kriminale, ka pasur sa te duash, gjithmonë karshi pareve të medha.

Gjithashtu, posedojmë informacione të sigurta, se nje shef i lartë i policise të UNMIK-ut, që më herët ka punuar në Kosovë në një tjetër organizëm ndërkohmbëtar, me nenshtetesi gjermane, ka një urrejte patologjike ndaj shqiptareve, urrejtje e cila futet në kategorinë e rracizmit, që një zyrtar është e ndaluar ta ketë në raport me një komunitet të caktuar. Ka qenë pikërisht kjo lloj sjellje rraciste e tij që ka bërë edhe ta heqin nga puna nga organizata e mëhershme, por se fatkeqëisht mekanizmat e kontrollit brenda UNMIK-ut nuk filtrojnë mjaftueshëm gjatë marrrjes në punë të këtyre individëve.

Për të gjitha këto, besojmë që pas kompletimit të këtij investigimi të rradhës, përpos që do ta bëjmë publike, nje kopje raporti do t’ja dorëzojmë zyrës qëndrore të UN në New York, në mënyrë që ata ta shohin se si disa zyrtarë keqpërdorin misionin e shenjtë që kjo organizatë botërore e ka në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel global!”/Parrotlla.net/

SHPËRNDAJE