Kryetari i rinisë së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri ka akuzuar kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për shkatërrim të institucionit të komunës dhe dëmtim të imazhit të qytetit.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se Bahtiri nuk e përfaqëson kulturën dhe as traditën e qytetit të Mitrovicës

Tahiri ka radhitur një sërë parregullsish në komunën e Mitrovicës gjatë qeverisjes së Bahtirit.

Për më tepër, lexojeni statusin e tij e të plotë:

Agim Bahtiri nuk e përfaqëson kulturen dhe as traditen e qytetit tonë.
Agim ti ke ardhur në pushtet duke manipuluar. Agim me ty do të jemi konkret, Ti je kryetar qe 7 vite!

Agim ku janë 15,000 vende pune?
Agim cilin zyrtar të PDK-së ti e dërgove në prokurori për keq qeverisje?
Agim cili zyrtar i PDK-së i cili ka shërbyer në komunen e Mitrovicës është i denuar për korrupsion?
Agim cili ka qenë kontributi juaj në ngritjen e mirëqenjes në komunën e Mitrovicës?
Agim çka ke bërë ti për banorët që pronat e tyre i kanë në pjësën veriore të lumit Iber?
Agim cili ka qenë kontributi juaj në forcimin e sportit Mitrovicas?
Agim cili është kontributi juaj në ruajtjen dhe promovimin e trashegemisë kulturore?
Agim si kryetar i komunës cili ka qenë roli juaj në ngritjen e arsimit primar?
Agim si kryetar i komunës cili ka qenë roli juaj në përmirësimin e kushteve në shëndetësin primare?
Agim si i ke trajtuar bizneset lokale, sa i ke mbështetur ato?

Agim ti duke qenë kryetari i Komunes së Mitrovicës e ke shkatrruar institucionin e komunës, dhe e ke dëmtuar rëndë imazhin e qytetit.

Agim ti e ke shkatrruar buxhetin komunal,

  • Në vitin 2019 përmbaruesi nga buxheti i komunës i ka marr 1,491,621 €
  • Në vitin 2018 përmbaruesi nga buxheti i komunës i ka marr 1,053,387 €
  • Në vitin 2017 përmbaruesi nga buxheti i komunës i ka marr 537,555 €
    Agim në raportin e Zyres Kombëtare të Auditimit të janë gjetur 20 shkelje të rënda ( sot vetëm 5 po ti nënvizoj )
  1. Pa rregullësi në procedurat e prokurimit
  2. Mos përfshirja e të punësuarve në listat e pagave
  3. Parregullësi në lëshimin e lejeve të ndërtimit
  4. Nënshkrimi i kontratave përtej vlerës së parashikuar të buxhetit
  5. Mangësi në menaxhimin e kontratave
    Këto veprime janë shkelje e rendë e ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Agim ti sot do të duhej të ishe në bankën e të akuzuarve. Meqë nuk je, e ftoj përsëri Prokurorin e vendit që duke ju referuar Raportit të ZKA-së mbi Pasqyrat Financiare të Komunës së Mitrovicës – 2019, të ju hetoj dhe të merrni ndëshkimin e merituar.
    Agim drejtorat e juaj në drejtorin e arsimit kanë pranuar gjoba në vazhdimësi nga Inspektorati i Punës për keq menaxhim dhe shkelje ligjore.
    Agim me veprimet e juaja të trajtimit të pa barabart i ke shkatërruar bizneset lokale, ju ke rënduar ekzistencen dhe nuk ju ke sigurar prespektivë.
    Agim sporti Mitrovicas është në gjendje të mjerueshme. Klubet emblem të qytetit me emrin “Trepça” sot ose janë duke u shuar ose janë duke luftuar për mbijetesë në ligat e Kosovës.
    Agim objektet e trashëgëmisë kulturore i ke shkatrruar dhe rrënuar në vazhdimësi.
    Agim të rinjtë e Mitrovicës janë të harruar, aktivitete rinore dhe promovuese për të rinjtë mungojnë tash e 7 vite.
    Agim po ta them edhe një të vërtetë, Pushteti i të qenurit Kryetar i Komunës të Mitrovices ty të ka plotësuar vetëm në realizimin e egove tua personale.

Nga Mitrovica dhe qytetari i Mitrovicës do të ndëshkohesh dhe do të turpërohesh.

p.s. këto janë vetëm disa argumente preliminare, do të vazhdojmë konkret dhe saktë!

SHPËRNDAJE