« Kosovarët   në Zvicër sot kanë  institucione, shoqata, sikur ajo e LAPSH-së ta zëmë, të  cilët duhet shfytëzuar këto asociacione nga prindërit, ku fëmijët e tyre duhet të dërgojnë jo vetë  të mësojnë gjuhën frenge por paralel me të edhe gjuhën e  tyre të orgjinës, gjuhën amtare – shqipen. Sepse, ma merr mendja se fëmijët  shqiptarë sot në Gjenevë apo kudo në Zvicër, nëse e flasin mirë gjuhën e vetë shqipe , sigurisht nuk do të ken problem as me gjuhën  frënge.. »  ka deklaruar sot për agjencinë infomative « Presheva Jonë » shefja e policisë dhe sigurisë në Kantonin e  Gjenevës  znj. Isabel Rochat.

 

(Në foto: znj.Isabel Rochat në bisedë me gazetarin Nefail Maliqi)

Gjenevë, 20 mars

Imazhi dhe (mos) Integrimi  i shqiptarëve në Kantonin e Gjenevës ishin dy ceshtjet kyqe që prekëm sot me shefen e sigurisë dhe policisë kantonale  znj.Isabel Rochat, Këshilltare e Shtetit  të Gjenevës.

Znj.Rochat, fillimisht gjatë kësaj bisede për agjencinë informative « Presheva Jonë »  duke vlerësuar  lartë rolin dhe kontributin e mediave  në luftën kundër krimit të orgamizuar tha se « Në mesin e 40 për qindve të huaj në metropolin tonë tasshmë qendër evrpiane dhe ndërkombëatre jetojnë edhe 40 për qind të të huajve, duke përfshrë ketu edhe mijëra shqiptgarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e viset tjera të ballkanit. Sot ne nga Kantoni i Gjenevës jemi krenar që në mesin tonë kemi edhe kosovarë, albanofonë nga gjitha viset e ballkanit numri i të cilëve në kantonin tonë sillet rreth 7-8  mijë sish. Kjo prezencë e madhe bashkë me praninë e komunitetve tjera është edhe pasuri e shtetit tonë me cka mburremi si një shtet demokartik dhe tolerantë., »

 

Nuk duhet futur gjithë shqiptarët në një thes me disa problematikë në Zvicër

E pyetur rreth imazhit të shqiptarëve në Zvicër, në vecanti në Kantonin e Gjenevës shefja e policisë kantonale zn.Isabelle Rochat në vazhdim për agjencinë tonë pohoi se « kosovarët, dmsh shqiptarët në përgjithësi në kantonin tonë madje edhe në Zvcër kanë imazh të mirë, janë punëtorë dhe të vyeshëm   të cilët unë i admiroj  se ata  mbajnë dy familje ketu në Gjenevë dhe atje në Kosovë, vendlindje.  E dimë se në Gjenevë sikur zviceranë, apo komunitete tjera edhe nga radhët e shqiptarëve kemi persona problematik delikuentë që meren me punë të këqija të inflturuar në krimin banda apo grupe trafikantësh. Por ky grup i vogël i problematikëve nuk mund të idetifikohet me tërë  komunitetin kosovarë dhe as që mund të humb imazhin e shqiptarëve në Gjenevë e as në Zvicër i cili komunitet eshte po aq sa i madhe po aq edhe i rëndësishëm për  vendin tonë. Dhe tash taman puna nëse dikush  u fut tërë shqiptarët në një thes me ata delikuentët . Trafikantët asgjë nuk kanë të bëjnë me shiptarët e ndershëm, të vyeshëm e punëtorë..ata se pari kanë problem me vetevten e pastaj me organet rendit në Kantonin tonë dhe denimi i jepet gjithsecilit sipas veprës, burgoset ose dergohet në vendin e origjinës… »

 

Për integrim më të mirë në Zvicër, prioritet gjuhës frënge dhe gjuhës shqipe

Kurse sa i përket integrimit të  kosovarëve sidomos në Kantonin e Gjenevës znj.Rochat nuk ishte e kënaqur sa duhet, që sipas saj « komuniteti shqiptarë është mjaft mirë i integruar në vendin tonë, por në kantonin tonë, pak sa qalon me gjuhën. Prandaj,  institucionet, shoqatat  kosovare duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim. Këtu janë përgjegjës sidomos prindërit të cilët hezitojnë t’i dërgojnë  fëmijët e tyre në shkolla apo kurse të ndryshme.”

« Kosovarët   në Zvicër sot kanë  insititucione e shoqata, sikur ajo e LAPSH-së ta zëmë, të  cilët duhet shfytëzuar këto asociacone dhe prindërit e tyre duhet të dërgojnë jo vetë  të mësojnë gjuhën frenge por paralel me te edhe gjuhën e  tyre të orgjinës, gjuhën amtare shqipen.  Sepse, ma merr mendja se fëmijët  shqiptarë sot në Gjenevë apo kudo në Zvicër, nëse e flasin mirë gjuhën e vetë shqipe , sigurisht nuk do të ken problem as me gjuhën  frënge.. »  ka deklaruar  në fund për  « Presheva Jonë » shefja e policisë dhe sigurisë në Kantonin e  Gjenevës  znj.Isabel Rochat.

SHPËRNDAJE