Dikur futbollist, e trajner futbolli, sot analist në studio televizive, Ismet Munishi i cili njihet në opinion si euforik e që i “dhezë” turmat, në një intervistë të tijën të fundit, ka shpërndarë akuza “pa hesapë” gjithandej.

Munishi ndër shumë kritikat, ku vlenë të ceken ato ku thotë se në Kosovë titulli i kampionit në futboll fitohet mes fushës së blertë dhe tavolinava, pa ofruar ndonjë fakt për cka do të ishin të interesuar të gjithë që e duan futbollin, ai nuk është ndalur me kaq. Tutje ai në intervistë ka deklaruar se kanë mbetur 3-4 veta që kritikojnë futbollin në vend, pasi që të tjerët janë servilë, ai ka thënë se nuk po gjenë përkrahje as nga shokët, për sic ka thënë ai, t’I luftuar dukuritë negative në futboll, duke i quajtur indirekt edhe shokët e tijë si servile.

Padyshim se njerëz si z. Munishi që flasin hapur për dukuri negative i nevoiten opinionit publik në secilën fushë, sikurse edhe në futboll, por, kur në vazhdimësi flitet pa ofruar asnjë dëshmi, e vetëm duke vjellë vrerë mbi cdo punë që bëhet, pastaj kjo qështje më nuk duket të jetë kritikë e shëndetshme, por më shumë duken si qërim hesapesh apo hatërmbetjesh që vetëm z. Munishi mund t’i dijë, mes tijë dhe ish-shokëve të tij, sic I ka quajtur ai vetë, servi.

Vlenë të theksohet se ofrimin e dëshmive për dukuri negative në futboll, dalë ngadal, FFK po i konsideron si shumë të rëndësishme dhe po ndërmerr hapa konkret karshi raportimeve dhe dëshmive, sic ishte rasti i përjashtimit të dy ekipeve nga Liga e Parë e vendit, pas vërtetimit përmes dëshmive se ndeshja ishte e trukuar.

SHPËRNDAJE