Kundërshtimi i politikave diskriminuese në vazhdimësi të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginë si dhe guximi për ta thënë të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Serbisë, janë vetë dy prej gjërave që e kanë karakterizuar mandatin e fundit dy vjecarë të z. Shaip Kamberi, kryetarit të PVD-së. Në anën tjetër, kur jemi në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, e kemi një pakënaqësi të theksuar në përpilimin e listës së përbashkët të shqiptarëve në Luginë, ku më e zëshmja është Alternativa për Ndryshim e z. Shqiprim Arifi, si dhe Lëvizja për Reforma.

Në lidhje me këto qështja, në një bisedë për “Presheva Jonë” ka folur shefi i grupit parlamentarë të opozitës në Serbi, z. Shaip Kamberi, ai tregon se në cfarë rrethanash do të bashkëpunonin me APN-në e z. Shqiprim Arifi dhe se aj janë aq të mëdha dallimet, sa të garojnë me dy lista.

“Presheva Jonë”: z. Kamberi, e keni pas një mandat të shkurtër por është vlerësuar si mjaftë efektiv si udhëheqës i opozitës, duke ngritur qështje të ndjeshme, sa kanë pasur efekt në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë?

Kamberi: Ne jemi të përfaqësuar në parlamentin e Serbisë prej viti 2007, në vazhdimsi deputetët tanë duke qenë gjithmonë opozitë e regjimeve të ndryshime, kanë patur rrol në senzibilizimin e problematikave të shqiptarëve. Një Serbi me disponim të ashpër antishqiptarë, me politikë shtetërore të glorifikimit të kriminelëve dhe mohimit të krimeve, sikur në rastin e Recakut, me autoritarizmin gjithnjë në rritje që e karakterizon pushtetin e Aleksandër Vuciqit, as kësaj rradhe nuk ka treguar gadishmëri për të biseduar me shqiptarët në baza partneriteti për të zgjidhur problemet ekzistuese.

“Presheva Jonë”: z. Kamberi, ekziston në popull një mit se kundër Serbisë nuk guxohet të flitet ashtu sic flisnit ju, aq hapur, a keni pasur presion jashta parlamentit, a jeni ndjerë ndonjëherë të kërrcënuar qoftë nga politika apo parapolitika?

Kamberi: Jo, në popull ky miti “Lidhe kalin ku të thotë zotnia” po provohet të ndërtohet nga individ të caktuar. Popullata shqiptarë e Luginës së Preshevës asnjëherë, as në historinë më të re, e as në të kaluarën nuk ka pranuar statusin e të nënshtruarit ndaj Beogradit, fundja, a nuk ishte lufta e UCPMB-së rezistencë kundër nënshtrimit ndaj Beogradit diskriminues? Zgjedhjet e 3 Prillit janë test i cili dëshmon se a janë shqiptarët e Luginës për rezistencë ndaj diskriminimit, apo për nënshtrim përmes “pragmatizimit”.

“Presheva Jonë”: z. Kamberi, jemi afër zgjedhjeve të reja nacionale në Serbi, duket se nuk po arrini të ruani unitetin e subjekteve politike shqiptare, a ndjeheni fajtorë?

Kamberi: Unë kurrë nuk pretendoj se jam i pagabueshëm. Ajo që unë pretendoj është të ndërtohet një politikë e përbashkët shqiptare kundër diskriminimit shtetërorë të Serbisë, të cilit shqiptarëve po iu imponohet me dekada. Unë nuk mund të jem pjesë e politikave të afrimit me Serbinë, për disa privilegje partiake apo individuale. Koncepti politik të cilin e kam përfaqësuar në dy vitet e kaluara si deputet, besoj se është rruga e vetme e përballjes me Serbinë antishqiptare, Serbinë që mohon krimet e kryera në Kosovë dhe që propagandon politikë të hapur antishqiptare. Meqë listës të cilës i prij unë iu janë bashkuar edhe dy parti tjera, dëshmon se kjo politikë është ajo që ka përkrahje në elektoratin shqiptar.

PVD shtrihet në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe unë jam kryetar i saj, në cfarëdo vendimi që mirret, jap vlerësimin tim

“Presheva Jonë”: Sikur dikur z. Riza Halimi që akuzohej se po i fut duart në politikbërjen e Bujanocit, ashtu edhe ju sot po akuzoheni se po i fusni duart në politikbërjen e Preshevës, si po i shihni këto akuza?

Kamberi: Mendoj se j o vetëm që janë akuza absurde, por edhe të pabazuara politikisht. Unë jam kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, që ka degë edhe në Preshevë, sikurse në Bujanoc e Medvegjë. Selia e kësaj partie është në Preshevë. Akuza që kryetari i PVD-së nuk ka të drejtë të përzihet në Preshevës sepse është nga Bujanoci, është sikurse me i kërkuar Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut apo Memli Kraniqit që të mos përzihen në zgjedhjet lokale që mbahen në cilëndo nga komunat e Kosovës, absurditet ky për të cilin as nuk meriton të flitet.
Absurditeti tjetër është në fakt se në zgjedhjet e fundit lokale në Preshevës, që u mbajtën vitin e kaluar, lista serbe ka qenë emërtuar me emrin e Aleksandar Vuciqit. Këta që po i pengon përfshirja ime në zgjedhjet në të cilat merr pjesë partia ime, nuk kanë pasur as edhe një reagim pse presidetin i Serbisë, në mënyrë kundërshtuese, jep emrin e vet për tu përdorë nga një parti politike në Preshevë.

Më është kërkuar të jem më i butë (pragmatik) me Beogradin, nuk pranojmë sigurisht

“Presheva Jonë”: Cilët do të ishin kushtet që do të lejonit APN-në të jenë bajraktarët e listës?

Kamberi: Ajo për të cilën ne nuk jemi marrë vesh, është koncepti politik që duhet të përfaqësojnë deputetët në parlament. Deri sa nuk kemi qartësuar këtë dilemë esenciale, cështjet teknike nuk kemi cka i bisedojmë. Në bisedat konsultative që i kemi pasur, ata më kanë thënë hapur se “mënyra jote e përfaqësimit nuk na ka pëlqyer”, sepse “shqiptarët duhet të jenë më pragmatik me Beogradin”.

E kam thënë shumë herë dhe po e përsëris, jemi pro bashkimit me Republikën e Kosovës, por jo të parcializuar territorialisht

“Presheva Jonë”: A jeni optimist se do të arrini që Lugina të jetë pjesë e bisedimeve në të ashtuquajturën “FINALJA” mes Kosovës dhe Serbisë?

Kamberi: Të shpresojmë se Qeveria e Kosovë do të bëjë gjithcka që në biseda me Serbinë, të drejtat dhe pozita e shqiptarëve duhet të jenë pjesë e pandashme e agjendës. Situata gjeopolitike aktuale është në dëm të Serbisë, për shkak të lojës së sajë në dy karrika: Me perëndimin dhe me Rusinë. Gjitha këto duhet shfrytëzuar për të kycur edhe Luginën e Preshevës në këto bisedime.

“Presheva Jonë”: A jeni pro korrigjimit të kufirit, ku Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Republikës së Kosovës, a duhet t’i frikësohemi kësaj teme?

Kamberi: Shumë e shumë herë e kam thënë se shqiptarët e kanë Referendumin për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovë si koncept politik, dhe natyrisht, nuk mund të gjesh shqiptarë që nuk do të pranojë bashkmiin me Kosovë. Cështja është se a është Kosova, e në rradhë të parë bashkësia ndërkombëtare ajo që dëshiron ta trajtojë këtë temë dhe cka nënkupton bashkimi. Ne jemi deklaruar pro bashkimit me kush që kjo nuk parcializon Luginën e Preshevës, sepse ndarja e sajë do të shkaktonte tragjedi të reja mbi kurrizin e popullit shqiptarë që jeton këtu.

“Presheva Jonë”: Në mandatin e ardhshëm, nëse nuk do të jeni të unifikuar sikur gjatë këtij mandati, a besoni se do të jetë zë më i dobët, zëri i shqiptarëve?

Kamberi: Unë mund të garantoj se, nëse do të marr sërish besimin e qytetarëve, do të jem i gatshëm njësoj sikurse dy vitet e kaluara, do të përfaqësoj me dinjitet popullsinë shqiptarë dhe do të jem kritik me argumente ndaj qeverisë në Beograd.

“Presheva Jonë”: A jeni optimist se do të gjeni gjuhë të përbashkët me subjektet tjera politike si dhe sa deputet besoni se do t’i arrijmë kësaj rradhe?

Kamberi: Unë jam optimist se pavarësisht që kësaj here garojmë me dy lista, ne do të arrijmë të sigurojmë tre mandate. Serish dua të potencoj se është me rëndësi kursi politik që do ta ndjekim në Beograd dhe natyrisht edhe kualiteti i njerëzve të propozuar është i rëndësisë së madhe, sepse do të jenë ata njerëzit e zgjedhur nga të cilët varet kualiteti i përfaqësimit.

SHPËRNDAJE