Këngëtarja Rihana është vënë në mbrojtje të videospotit të vet të ri, i cili nis me skenën në të cilën një mashkull vritet nga një femër.

Premiera e spotit “Man Down” është shfaqur në Black entertainment televizion-BET, ndërsa kënga bën fjalë për vajzën e cila vret dashnorin e saj në vend publik.

Një organizatë që merret me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në televizion ka kërkuar nga televizioni BET-a që të ndalojë së emituari spotin i cili është në program që nga e marta.

Rihana në një emision të televizionit BET të emituar të enjten ka vlerësuar se spoti kontradiktor është “art me porosi”.

“Kemi dashur vetëm që të diskutojmë për një çështje serioze për njerëzit që kanë frikë të flasin, sidomos kur janë vetë viktima”, ka theksuar Rihana.

Televizioni BET ka njoftuar se do të vazhdojë të emitojë spotin, pasi “përmbush standardet sipas të cilave mund të emitohet”. Ndërkaq, televizioni MTV ende nuk ka emituar spotin.

Rihana (23), e cila edhe vetë ka qenë viktimë e dhunës kur atë në shkurt 2009 e sulmoi atëherë dashnori i saj Kris Braun, ka thënë se është kundër dhunës.

Regjisori i spotit “Man Down”, Entoni Mandler, edhe më herët ka punuar për Rihanën.

SHPËRNDAJE