„Absolutishtë as myftiu Tërnava e as BIK-u kurr nuk ka pasur të bëjë me ekstremistë,asnjëherë nuk ka punuar as nuk punon me qarqe të tilla,ne jemi shumë transparent. Kur serbët e Kosovës në shkollat e Republikës së Kosovës mësjonë për fenë e tyre ortodokse, pse kjo t‘mos u lejohet edhe shqiptarëve si shumicë muslimane, të  mësojnë fenë e tyre  ?!“  thonë në inetrvistën ekskluizive njeriu numër një i muslimanëve të Kosovës  myftiu Mr.Naim Tërnava, kryetar i BIK. Sa i përket personalitetit të Skenderbeut  myftiu Tërnava në vazdhim ka pohuar se  „dihet fare mirë roli dhe vepra  e Skenderbeut i cili  u rrit e u shkollua në frymën islame i cili luftoi për liri dhe paqë. Ai nuk luftoi as me kryq e as me hanze n’ballë,  por me flamur kombëtar për të cliruar tokat tona dhe mbarë ballkanin. Këtë e dinë shumë mirë serbët, turqit dhe të tjerët… dhe fare s është dert i yni  se  pranojne apo jo ata këtë realitet.“

 

Prishtinë, 13 janar/ AIK-Presheva Jonë

 

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME MYFTIUN MR.NAIM TËRNAVA, KRYETAR I BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

 

Unë jam i bindur që nuk ka asnjë shqiptarë atje në Luginë të Preshevës që nuk dëshiron që ne të jemi të bashkuar,dhe ne me mundësitë dhe potencialin të cilin e kemi po mundohemi që të bashkërendisim punët me Luginën e Preshevës,të bashkëpunojmë me imamët,me këshillat e bashkësive islame në Preshevë e Bujanoc dhe ne asnjëherë nuk do të hekim dorë nga Lugina e Preshevës-Kosova Lindore,pasi që ajo është pjesë e pandarë e trupit tonë ndaj edhe në aspektin fetarë ne do të jemi gjtihmonë atje pasi që ajo është thjeshtë pjesë e jona…“ thotë në fillim të intervistës  sonë për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ myftia i Kosovës Mr.Naim Tërnava, kryetar i BIK.

 

SKENDERBEU I RRITUR DHE I EDUKUAR NE FRYMEN ISLAME NUK LUFTOI AS ME ME KRYQ E AS ME HANZE N’BALL POR ME FLAMUR PER CRLIMIMIN ETOKAVE SHQIPTARE DHE BALLKANIN

 

Presheva Jonë : z.kryetar, si është situata aktuale në aspektin fetarë por edhe ajo poltike  në Kosovë, a jeni ië  kënaqur me gjendjen me zhvillimet e tanishme ?

MR. NAIM TËRNAVA : Unë para se ti përgjigjem pyetjes tuaj,do të dëshiroja që të ju falemnderoj për prezencën tuaj,njëherit edhe ju uroj për punën të cilën e bëni ju si gazetar dhe agjenci informative për informimin e drejtë të shpejt dhe korrekt  për një mirëqenje të përgjithshme për kombin shqiptarë,përmes publikimit të shkrimeve në agjencinë informative “Presheva Jonë“. Duke u bazuar në të kaluarën tonë e cila fatëkeqësishtë ka qenë një e kaluar jo fort e mirë si në aspektin fetarë ashtu edhe në atë kombëtarë,pasi që në aspektin fetarë pesëdhjetë vitë kemi qenë në sistemin komunisit,sistem ky i cili si qëllim kishte pastrimin e popullit shqiptarë nga ndjenja fetare e atdhetare,dhe sigurishtë pasi ikjes së atij sistemi apo të them kushtimisht falimentimit të tij,mund të themi se ndikimi i atij sistemi ka mbetur tek një pjesë e popullatës të cilët më me vështirësi po i kthehen vlerave reale të fesë,megjithëatë mund të themi pas lufte në Kosovë kemi një çasje më të mirë ndaj fesë brenda trojeve tona kombëtare etnike shqiptare e me theks të veqantë edhe në Kosovë. Ne jemi dëshmitarë të asaj se sa po kontribuon teknologjia në avancimin edhe të fesë,pasi që permes mediave e sidomos përmes atyre elektronike (internetit) ata të cilët duan të dinë më tepër për fenë islame e kanë shumë më të lehtë pasi që cdo ditë kemi publikime të shumta në internet sidomos,që të marrin mësim që ato vlera të cilat na servon feja islame ti inkorporojnë në jetën e tyre të përditshme si idividuale ashtu edhe familjare e shoqërore.

Presheva Jonë : z.Tërnava,cdo religjion ka ekstremizëm të cilat mbase edhe nuk e paraqesin realishtë misionin e asaj të cilën na mëson ajo fe, sa rrezikohet Kosova nga rryma të tilla ekstremiste. Ka apo nuk ka lëvizje vehabiste  ?

MR. NAIM TËRNAVA : Unë them me përgjegjësi të plotë që kam thirrur institucionet tona që ato të kontrollojnë kufirin pasi që nëse ka,ato vijnë nga jashtë,nga vende të ndryshme të botës të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës,njerëz këta të cilët bartin me vete mjete radikale-ekstremiste të cilat shkojnë në dëm të Kosovës,të trojeve tona etnike shqiptare. Islami është një fe e cila është kundër cdo ekstremizmi,kundër cdo radikalizmi,kundër gjakderdhjes,kundër vëllavrasjes e të gjitha veprave të liga e të këqija. Unë edhe një herë kërkoj nga institucionet tona që ta kryejnë punën e cila iu takon pasi që them se ndoshta dikur një ditë do të jetë vonë. Ne nuk kemi nevojë për kuadro nga jashtë,ne kemi kuadër të mjaftuëshëm dhe mjaftë të përgatitur të cilin kuadër na e ka lakmi bota,kemi hoxhallarë të ngritur e të ditur të cilët garantojnë perspektivë islame e krahas asaj edhe perspektive kombëtare e atdhetare që siguron një të ardhme europiane pasi që ne jemi pjesë e pandarë e europës por do të integrohemi kështu sic jemi me këtë përkatësi fetare duke mos lejuar askë që me ndjenjat dhe besimin tonë. Unë them se jo vetëm në Kosovë,jo vetëm në fenë islame po në të gjitha fetë ekziston ekstremizmi,por them se kjo nuk ka të bëj asgjë me misionin e kësaj feje,unë kisha thënë që edhe prezenca e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat krahasa misionit të tyre humanitarë kryejnë edhe punë e misione të tjera fetare të cilat janë në dëm të Kosovës. Unë do të përgjigjem shkurt kësaj pyetje, rreth asaj se ka apo ska lëvizje vehabiste ,  rreth kësaj pyetje u takon organeve të punëve të brendshme dhe intelegjencës së Kosovës të cilët paguhen,marin rroga nga taksapaguesit që të japin llogari për qytetarët,unë nuk kam as intelegjencën,as policinë në dorë,prandaj ata mua duhet të më njoftojnë se ka apo nuk ka që të ma terheqi vërejtjen që un të dijë se kush janë ata njerëz.

 

 

Presheva Jonë : z.Tërnava,kur  jemi tek edukimi dhe  besimi,pse nuk lejohet nëpër shkolla ne gjithë e dimë se feja nuk na mëson asgjë te keqe, përkundrazi ajo i lfton dukuritë e këqija drogën , alkoolin..mesa di unë serbët edukimin e ortodoks e mësojnë në shokollat e Kosovës, apo ?

MR. NAIM TËRNAVA : Është kërkesë e kahmotshme e Bashkësisë Islame të Kosovës që të aplikohet msim besimin nëpër shkolla publike në Kosovë,unë ju them se nxënësit serb në Kosovë e mësojnë lëndën fetare tash e dhjet vite nëpër shkolla publike dhe paguhen nga buxheti i Kosovës. Kjo kërkesë është tepër e natyrshme,shumë vizionare,jashtëzakonishtë vizionare dhe është në kohë,pasi që në të gjithë europën vetëm Kosova dhe Shqipëria nuk e aplikojnë nëpër shkolla lëndën fetare,ky është një standar të cilin bashksia europiane e ka plotësuar,një standard të cilin ne duhet ta plotësojmë,por në anën tjetër është edhe një padrejtësi të cilën ia bëjmë fëmijëve tanë që të mos u mundësojmë që ata të dijnë për besimin e tyre për fenë e tyre sikur se që dinë moshatarët e tyre nëpër botë e europë. Për këtë arsye unë kam bindje të plotë se këtu po bëhet një diskriminim shumë i madhë  për fëmijët tanë jo vetëm të bësimit Islam por edhe për atë i cili është katolik edhe atë i cili është ortodoks.Unë mund të them se nëse dikund shkilet të drejtat e fesë islame atëher ai vend është Kosova.

 

 

TËRNAVA:  UNË MË SHUMË KAM PARË VAJZA ME SHAMIA NË GJENEVË E BRUKSELL SE SA NË PRISHTINË E PRESHEVË  ?!

Presheva Jonë : z.Tërnava,kohëve të fundit po lexojmë disa tituj nëpër gazeta e media tjera ku emri i juaj përfolet se myftiu Tërnava pasak thËnë se « shqiptarët qenkan turq » , madje diku lexuam se tërnava është pro- amerikan e dikun  tjetër Tërnava paska lidhje me esktrmisgtët silamistë ? Cfarë mund të na thoni rrethë këtyre  etiktimeve, cili është  Naim Tërnava  ?

MR. NAIM TËRNAVA :  Naim Tërnava është ai që është,dhe këtë e din më së miri populli i Kosovës,unë në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e mia,asnjëherë vetë,duke e falemderuar All-llahun kemi arritur që të jemi një bashkësi islame e konsuliduar,me kuadër të përgatitur jashtëzakonishtë  mirë,dhe një gjë e tillë po reflektohet në masë,ndaj ata të cilët nuk ia duan të mirën fesë,nuk ia duan të mirën Kosovës,shpifin dhe vazhdojnë të shpifin,kemi edhe njerëz shpirt ligë të cilët për interesa parciale,e personale shesin shpirtin e tyre dhe sigurisht nga ta mund të preim në cdo kohë shpifje dhe të pavërteta,megjithëatë unë kam qenë dhe jam një myfti i cili  do të bashkëpunoj me të gjitha shtetet në rajon dhe botë për një mirëqenie më të mirë të të gjithë atyre të cilët jetojnë nëpër botë dhe jo vetëm në Kosovë,mos të harrojmë se unë mbajë edhe pozitën e zëvendës krytarit të këshillit të lartë islamik për Europë dhe Azi,për atë unë mbajë përgjegjësi,me një fjalë jam përgjegjës edhe për këtë punë. Unë kam raporte jashtëzakonishtë të mira edhe me Turqinë  për këtë e ndihem veten krenarë,do të kontribuoj me tërë fuqin time që kam në mënzrë që mardhëniet tona të jenë të mira pasi që i kemi mbi gjashtë milionë shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi dhe jo vetëm,mua nuk më intereson se cfarë shkruhet e cfarë thuhet.  Prandaj, dihet fare mirë roli dhe vepra  e Skenderbeut i cili  u rrit e u shkollua në frymën islame i cili luftoi për liri dhe paqë. Ai nuk luftoi as me kryq e as me hanze n’ballë,  por me flamur kombëtar për të cliruar tokat tona dhe mbarë ballkanin. Këtë e dinë shumë mirë serbët, turqit dhe të tjerët… dhe fare s është dert i yni  se  pranojne apo jo ata këtë realitet. Absolutishtë as myftiu Tërnava e as BIK-u kurr nuk ka pasur të bëjë me ekstremistë,asnjëherë nuk ka punuar as nuk punon me qarqe të tilla,ne jemi shumë transparent,jemi shumë të hapur,le të urdhërojë kush të donë,kur të donë të na e thotë nëse ka një argument edhe më të voglin nëse ekziston andaj edhe në Kuran thotë (fitnja është më e rëndë se mbytja),por popullata jonë është vetëdijesu pasi që e ndihmojnë Bashkësinë Islame jo vetëm me bësimin e tyre ndaj neshë por edhe me të mira materiale,dhe unë i ftojë ata që të vazhdojnë të kenë një rrol shumë konstruktiv,ashtu sic ka qenë roli i BIK dhe Medreses edhe gjatë luftës (1230 tubime të karaktereve të ndryshme janë mbajtur në medrese) ku punëtorët e drejtorët e kësaj shkolle janë burgosur e janë rrahur,medreseja është rrethuar tri herë  me tankse,para medreses mund të shihni fotografinë ku tregon se njëzet e shtatë nxënës nga kjo medrese të cilët kanë rënë dëshmorë me armmë në dorë në mbojtje të atdheut,kjo dëshmon atë se cka mësohet në këtë medrese në raportë me jo vetëm besimin por edhe atdhe dashurinë. Mos harroni se sikur shumë xhami n’Kosovë edhe Medresja ishte në shenjestër të bomabrdimeve të serbëve, por deshit Zoti Serbisë i erdhën bombardime tjera dhe medresja jonë shpëtoi.

 

 

KOSOVA DHE SHQIPTARËT SHEMBULL I TOLERANCËS NDËRFETARE NË EVROPË

Presheva Jonë. z.Tërnava,ne shqiptarët një shumicë të madhe të popullatës e kemi në diasporë,cilë është mesazhi juaj për ta në raport me rrespektimin e ligjeve në vendet përkatëse,pasi që po kemi edhe raste negativiteti ?

 

MR. NAIM TËRNAVA : Unë vizitoj mërgatën tonë kudo që kam mundësi dhe gjithnjë i ftoj shqiptarët që ata të integrohen brenda shoqrëisë së mmadhe europiane sic janë Zvicrra,Gjermani,Danimarka,Suedia,Franc,Norvegjia,Finlanda e deri në SHBA që të në shenjë falemderimi për qeveritë përkatëse për mundësitë të cilat ua kanë dhënë për një jetë më të mirë por edhe për të ushtruar pa pengesa edhe besimin e tyre,të integrohen pasi që është e vërtet e madhe se shqiptarët kudo që janë gëzojnë të drejta të plota në raport me besimin e tyre unë i kam parë me syt e mi dhe me këtë rast dëshirojë që të falemderojë qeveritë e vendeve europiane për mundësinë  që i është dhënë shqiptarëve të të gjitha besimeve,sigurishtë se unë i ftojë të gjithë besimtarët shqiptarë kudo në mërgatë që të largohen nga veprat e liga dhe sigurishtë të jenë shembull i mirë,të ikin nga cdo vepër e keqe e jo e moralshme e cila shkonë në dëm të njeriut si krijesë më e përsosur në rruzullin tokësorë.

 

 

Presheva Jonë: z.Tërnava kur jemi te simboli kombëtare,cka është problemi i shamisë,pse nuk lejohet femrave shqiptare të bartin shamin në shkollata dhe insitucionet arsimore në  Republikën e Kosovës ?

 

MR. NAIM TËRNAVA : Nefail,ju jetoni në Gjenevë dhe sigurishtë mund ta konfirmoni një fakt se atje ka mjaftë shamia madje më shumë se në Kosovës sigurishtë. Unë për vete kam parë më shumë vajza me shamija në Bruksell e Gjenvë se sa sot në Prishtinë e Preshevë..Por unë mund të them se edhe vetë kam parë me sytë e mi në Belgjikë por edhe në vende tjera,prandaj kërkesë e jona është që fëmijëve tanë,vajzave tona tiu lejohet bartja e shamive nëpër shkolla,ky është diskrimin,ky është sulm ndaj identitetit islam tek femra jonë muslimane. Shikoni në europë,keni police,doganiera,administratë  nëpër aeroportë,kam parë edhe vozitësen e tranvait me shami,pse vetëm ne në Kosovë,edhe Shqipëria e lejon,edhe Europa e ka lejuar dhe jemi ne të vetmit të cilët nuk e lejojmë një gjë të tillë.

 

 

Presheva Jonë : z.Tërnava, meqë Kosova, Shqipëria,  Maqedonia…kanë medereset e veta,  kur do të ketë Lugina e Preshevës  medresen e vetë ?

 

MR. NAIM TËRNAVA : Ne jemi të intresuar që edhe në Luginë të Preshevës të kemi një medrese,i keni parë fillimet e punimeve,jemi në bashkëpunim me kolegët tanë në Preshevë e Bujanoc që edhe atje të hapet ndonjë institut për mësimin e (Kur‘anit) përmendësh ose shkollë ose të shohim se cfarë sepse në Preshevë e Bujanoc po msohet mësimi fetarë dhe kjo është një punë e mirë se nxënësit po njihen me vlerat e fesë së tyre dhe kjo ndoshta e ka zbehur paska nevojen e ndërtimit të një shkolla (medrese) ngase ne është edhe medreseja e Gjilanit aty afër,por mos harroni se Presheva nga Prishtina është vetëm 66 km larg Prishtinës.

 

SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS, PAS MEKËS DUHET TË DREJTOHEN KAH PRISHTINA DHE TIRANA, ANTENAT KAH BEOGRADI ËSHTË HARAM !

Presheva jonë : z.Tërnava ditëve të fundit në Preshevë flitet me të madhe se Adnan Ahmedi  ka tubuar një sasi të madhe të hollash nga disa anë, madje flitet  për një më shumë  rreth  120 apo 150 mijë eurosh e më shumë…Sa medrese do të ndertohen në Preshevë ?

MR. NAIM TËRNAVA :  Për memetin dhe sa di unë dicka është punuar në këtë drejtim rreth një mederseje.  Adnan Ahmedi është kryetar i këshillit dhe ai është duke e përcjellë atë punë atje ,është shoqata TIKA e cila ka marrë përgjegjesin për ndërtimin e atij objekti dhe shpresojmë që së shpejti ta përfundojë. Për tjera mjete që paska tubuar Adanini vetem ai mund ta dije, ne jemi ne Prishtinë e ai në Preshevë dhe se  vetëm qytetarët e juaj mund të dinë më shumë reth kësaj.

 

 

Presheva jonë : z.Tërnava,cila është porosia juaj për qytetarët e Luginës së Preshevës,ka duhet ti kthejnë ata antenat,duke pasur parasyshë që edhe atje janë disa grupe të ndara,a duhet që të drejtohen kah BIK-u apo dika tjetër ?

 

MR. NAIM TËRNAVA : Unë mendoj se kjo pyetje e ka përgjigjen e pastër dhe të vetme,pasi që jam i bindur që nuk ka asnjë shqiptarë atje në Luginë të Preshevës që nuk dëshiron që ne të jemi të bashkuar,dhe ne me mundësitë dhe potencialin të cilin e kemi po mundohemi që të bashkërendisim punët me Luginën e Preshevës,të bashkëpunojmë me imamët,me këshillat e bashkësive islame në Preshevë e Bujanoc dhe ne asnjëherë nuk do të hekim dorë nga Lugina e Preshevës-Kosova Lindore,pasi që ajo është pjesë e pandarë e trupit tonë ndaj edhe në aspektin fetarë ne do të jemi gjtihmonë atje pasi që ajo është thjeshtë pjesë e jona. Unë kam qenë në Preshevë dy herë pas luftë,dhe pritja e cila më është bërë nga qytetarët e atjeshëm nuk ka qenë thjeshtë e mirë,por shumë e mirë,mikpritje kjo e cila është lexuar në fytyrat e të gjithë bashkëatdhetarëve tanë atje,edhe pse ka përqarje mund të them se nuk janë përqarje kushedi qfarë,mesazhi im është që ata të bashkohen dhe sigurishtë që ata të vendosin për Luginë dhe të marrin vendime për vete,vendime të cilat ne do ti zyrëtarizojmë,vendime këto të cilat sigurishtë qojnë në mirëqenie të fuqishme të Luginës duke mos lejuar askë,kushdo qoftë ai,që të luaj me fatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës edhe në aspektin fetarë islam,coftë ai Sanxhak,coftë Beligrad,Presheva e ka drejtimin ka Prishtina. Unë do të ekroja nga liderët jo vetme fetar por edhe poltikë që të jenë unik, jo vetem në raste të kqija, siq ishte rasti i ministrit Makolli…Dhe ky unitet padyshim do ta afronte duke përshpetjuar procesin e bashkimit të Luginës së Preshevës me shtetin e Kosovës.

 

Presheva jonë : z.Tërnava,është mbajtur një takim para ca kohësh mes imameve të Beogradit,Sanxhakut dhe Turqisë i cili ishte sekret mund të themi,ju z.Tërnava a kemi qenë pjesëmarrës në atë takim ?

MR. NAIM TËRNAVA :Unë as që nuk e kam ditur se do të mbahet ai takim e as nuk kam qenë i ftuar në atë takim.Mirëpo, mund të ju them se kur flitet për Luginë të Preshevës askush nuk mund të vendos për ta në përjashtim të besimtarëve të atjeshëm,në koordinim të vazhdueshëm me bashkësinë islame të Kosovës,ata mund të mbajnë cfardo mblejdhje por un them se ato thjeshtë janë të kota. Prandaj, unë do të thosha se është diskriminuese që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jetojnë nën Serbi të cilët, pos fesë,  kanë gjithka lidhshmëri me shteitn tonë  Kosovën

SHPËRNDAJE