gennnGjenevë/UIT, 14 nentor  -“Kosova bëhet me kod telefonik +383” kishin raportuar dje mediet duke iu referuar fjalëve të ministres për dialog, Edita Tahiri e cila kishte thënë se është arritur marrëveshja për kodin telefonik shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky lajm për kodin telefonikë u mirëprit madje pati jehonë edhe në shumë medie serbe të cilët marrëveshen e kishin paralajmëruar 24 orë përpara deklaratës së Tahirit, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Aleksandër Gjuriq në mediet e Beogradit kishte thënë se “nesër do të arrihet marrëveshja për telekomin serb në Kosovë”. Madje në këtë njoftim thuhet se më 15 dhjetor këtë kod do ta marrin nga Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar në Gjenevë.

Por, zytarët e kësaj organizate botërore (UIT) në Gjenevë këtë lajm e kanë dematuar duke thënë pak më ndryshe.

Dimitry Leger: Nuk dimë gjë se më 15 dhjetor UIT paska me atribuuar Kosovës ndonjë kod të telefonisë me shifrën +383?!. Prishtina mund ta dijë se ku e ka gjetë ket numër ..

“Kodi 383 së pari nuk di ku dhe si e kanë gjetur?! S’di ndoshta mund të jetë i Serbisë apo i Shqipërisë, pyeti ata në Prishtinë ata mund ta dijnë, por një gjë çfarë di unë mund t’ju konfirmoj se Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar nuk ka atribuuar e as nuk do të atribojë kurrfarë kodi me numër 383 për Kosovën apo kod tjetër. UIT për momentin nuk është i involvuar për kodin e telefonisë në Bruksel. Pra, kjo çështje që mbetet të rregullohet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se UIT s’ka të bëjë asgjë aty…” ka thënë sot, shefi për komunikim me mediat në selinë e UIT-së në Gjenevë, Dimitry Leger për “Presheva jonë”.

Për fund  ai ka shtuar se zyrtarët e Unionit  të Telekomunikacionit Ndërkombëtar (UIT) me seli në Gjenevë  disa here që prej kohesh kanë sugjeruar ministren nga Kosova që të marrin, huazojnë (temporer)  numrin e kodit të telefonisë nga Shqipëria, Serbia apo ndonjë vendit tjeter fqinje, derisa Kosova të bëhet anëtare e UIT apo OKB-së.

“UIT nuk di se më 15 dhjetor paska me atribuuar ndonjë  kod të  telefonisë me shifrën  383 për Kosovën. Kjo nuk qëndron sepse UIT u jep numra me prefiks ndërkombëtar  vetëm vendeve anëtare të OKB-së”, ka thëne në fund Legr nga UIT.

Pas refuzimit të Tiranës zyrtare që Kosovës t’i mundësohet të përdorë të njëjtin prefiks të telefonisë me Shqipërinë, shpresat nuk i ka shuar. Kështu shprehen së paku anëtarët nga Qeveria e Kosovës sa herë që shkojnë apo kthehen nga Brukseli me propozime e versione të ndryshme sikur ky i fundit me Austrinë apo kodin lokal që e quajnë ndërkombëtar ?!

Për fund një zyrtar i kësaj organizate ndërkombëtar në Gjenevë duke folur për kodin e telefonisë kane pohuar se nuk është hera e parë që Kosova dhe Serbia manipulojne me emrin UIT-së edhe pse nuk është fare e inolvuar në bisedimet e tyre për kodin e telefonisë.

“Ne nuk i pengojmë ata të bëjnë punën e tyre, as ata t’mos na pengojne të bëjmë punën tonë..” ka shtuar zyrtari ndërkombëtar në Gjenevë.

 

SHPËRNDAJE