Gjersa dëshminë po e vijon, Shaun Byrnes, ish-shefi i Misionit Vëzhgues Diplomatik të SHBA-ve në Kosovë në vitet 1998-1999, në Gjykaten Speciale të Hagës janë pranuar si prova dokumente të autoriteteve serbe, shërbimeve sekrete.

Kryegjyqtari, Chales Smith, ka bërë të ditur se nuk kanë informacion sa i përket autencitetit të këtyre dokumenteve, përveç faktit se janë mbledhur nga shërbimet sekrete serbe brenda UÇK-së.

“Sa i takon ofertës së ZPS-së për pranimin e dy dokumenteve për dëshminë e dëshmitarit 04571, trupi gjykues vendos: sa i takon relavancës, ato janë relevante sepse kanë të bëjnë me persona që pretendohet se janë viktima të krimeve që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Sa i takon autenticetit, Trupi gjykues konstaton nuk ka informacion sa i takon autenticitetit, përveç fakti që janë mbledhur nga forcat zbulim kundër-zbulim dhe individë të cilët mund të jenë të dyshuar si bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe apo zyrtarëve serbë, ose janë mbledhur nga bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe apo zyrtarë serbë. Nuk ka informacion se këto dokumente janë të ndërhyra, këto janë thjeshtë dokumente të asaj kohe që kanë të bëjnë me informacionin e përmbajtur në të. ZPS-ja tregon që dokumentet janë sekuestruar nga autoritetet serbe dhe i janë dhënë TPNJ-së”, ka thënë Smith, duke shtuar se nuk është e rëndësishme që dokumentet janë siguruar nga burimet serbe.

Këto i ka kundërshtar avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, duke u ankuar për mënyrën dhe vërtetësinë e këtyre dokumente të siguruara nga autoritet serbe.

“Zbulimi serb kishte penetruar brenda UÇK-së gjatë konfliktit dhe fakti që ky informacion dihej edhe jashtë UÇK-së është pikërisht një provë që do të jepet nga dëshmitari i Prokurorisë. Ky person i infiltruar ishte në nivele të larta të UÇK-së. Dua të them që informacionet nuk i dinte vetëm UÇK-ja po i dinte edhe shërbimi i zbulimit serb që nga viti 1998. Por, në thelb është se çfarë do të ndodhë nëse trupi gjykues e pranon këtë dokument, mbështetët në këtë dokument dhe pastaj zbulohet qartë se edhe kjo del një provë e fabrikuar”, ka thënë Misetiq.

SHPËRNDAJE