Zvicra nuk e ekstradon qytetarin e Kosovës Shemsi Nuhiun në Serbi?

Akuzat dhe kërkesa e tashme e Beogradit ka shokuar mediat zvicerane, të cilat, sikur „Le Temps“ shtrojnë pyetjen se pse Bogradi e kërkon tash ish-luftëtarin e UCPMB-së, pas nëntë vitesh qëndrimi në Zvicër, e jo më parë ?! Kësaj pyetje i jep përgjigjen deklaratat e zyrtarëve nga Presheva z.Besim Adyuli kryetar i kuvendit komunal. Gazeta zvicerane „Le Temps“ duke ju refruar agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonër“ ka shkruar sot se “në një intervsitë për agjencinë shqiptare „Persheva Jonë“ Besim Abduli, kryetar i Kuvendit të Preshevës ka kërkuar nga autoritet zvicerane që të mos ekstradohet ish-luftëtari i UCPMB-së në Serbi për shkak rrezikimit të jetës së tij…“  Gjithnjë sipas gazetës zvicerane duke u thirrur në agjencinë „Presheva Jonë“, ka shkruar në vazhdim se për Riza Halimin, një deputet shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë  „arrestimet dhe dënimet e fundit ndaj të rinjve shqiptarë nga ana e gjykatave serbe janë procese të montuara, arbitrare dhe me motive politike, prandaj Zvicra nuk ka nevojë të  bie në grackë të këtyre akuzave të pabaza nga Serbia..“

 

LE TEMPS: Arrestimi i ish-ushtarit të UCPMB-së në Zvicër një dosje sa e nxehtë, po aq e komplikuar mes Bernës dhe Beogradit

Gjenevë, 29 prill / AIK-Presheva Jonë

 
Rreth rastit të Shemsi Nuhiut, i arrestuar më 14 prill të këtij viti, mu në ditëlindjen e tij, në Vevey të Zvicrës me një kërkesë të ambasadës serbe në Bernë, më 8 mars të këtij viti ka shkaktuar reagime të ashpra sikur nga komuniteti shqiptarë në Zvicër po ashtu edhe nga mediat e këtushme. Normalisht autoritetet zvicerane pas cdo arrestimi pret nga vendet e orgjinës të ekstradohet brenda 18 ditëve. Por, për rastin i ish-ushtarit të UCPMB-së as pas dy jave asgjë e re. Në fakt akstardimi i tij pë rnë Serbi siq  e kekron Beogrdai është ngrirë urgjent nga dy avokatët e njohur zvicerna, ai në Lausanne z.Ludovik Tirelli, dhe tjetri në Gjenevë vakoati i njohur me renome ndërkombëtare z.Jacques Barillon
 
Dhe pas këtyre reagimeve nga gjitha anët përfshrië këtu edhe ata nga Presheva zyrtare, Zvicra duket se po mendohet ku ta dërgoj ish-luftëtarin e UCPMB-së, qytetarin nga Kosova Shemsi Nuhiun, në Boegrad apo Prishtinë edhe pse kjo e fundit ende nuk e ka kërkuar zyrtarisht. Por  burimet nga ambasada e Kosovës në Bernë dhe Gjenevë i kanë deklaruar agiencisë sonë se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër dhe do të bëhet së shpejti. Megjithse ambasadori i Kosovës në Bernë Naim Malaj për shtypin zviceran është shprehur se ky rast tashmë është në duart të Bernës dhe duhet lënë që fjalën ta japin drejtësi zvicerane.
 

Arrestimi i i ish-ushtarit të UCPMB-së, që në fakt Serbia në aktakuzën e vetë e kërkon si ish-ushtarë i UCK-së  ka pushtuar ditëve të fundit shtypin zviceran. Ndërsa sot në faqen e parë, duke vazhduar në brendi në dy faqe tekst e përditshmja zvicerane autoritative „Le Temps“ merren kryekëput me dosjen e Shemsi Nuhiut nga sholla e mesme, pastaj në front si luftëtar i UCPMB-së e deri në Vevey të Zvicrës i cili jeton dhe punon me familje e tij qe plotë 10 vite. 

Akuzat dhe kërkesa e tashme e Beogradit ka shokuar mediat zvicerane, të cilat, sikur „Le Temps“ shtrojnë pyetjen se pse Bogradi e kërkon tash ish-luftëtarin e UCPMB-së, pas dhjetë vitesh qëndrimi në Zvicër, e jo më parë ?! Kësaj pyetje i jep përgjigjen deklaratat e zyrtarëve nga Presheva z.Besim Adyuli kryetar i kuvendit komunal. Gazeta zvicerane „Le Temps“ duke ju refruar agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonër“ ka shkruar sot se “në një intervsitë për agjencinë shqiptare „Persheva Jonë“ Besim Abduli, kryetar i Kuvendit të Preshevës ka kërkuar nga autoritet zvicerane që të mos ekstradohet ish-luftëtari i UCPMB-së në Serbi për shkak rrezikimit të jetës së tij…“  Gjithnjë sipas gazetës zvicerane duke u thirrur në agjencinë „Presheva Jonë“, ka shkruar në vazhdim se për Riza Halimin, një deputet shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë  „arrestimet dhe dënimet e fundit ndaj të rinjve shqiptarë nga ana e gjykatave serbe janë procese të montuara, arbitrare dhe me motive politike, prandaj Zvicra nuk ka nevojë të  bie në grackë të këtyre akuzave të pabaza nga Serbia..“


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni