Zvicra krahas me kuqezinjtë katër ditë më parë kampanjën eliminatore e nis me Slloveninë, ndërkaq që nga futbollistët shqiptar ka selektuar, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Admire Mehemdin.

 

Përzgjedhësi i përfaqësues zvicerane në futboll, Ottmar Hitzfeld, ka pohuar se Zvicra nuk do ta ketë fare të lehtë të mund Shqipërinë në ndeshjen e 11 shtatorit, në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Brazili 2014”.

Sa po afrohet ballafaqimi i përfaqësues së Zvicrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e kampionatit botëror që do të mbahet pas dy vjetësh në Brazil, shtohen zëra nga akterët e sajë. Së fundi është prononcuar, përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. Ky i fundit është i vetëdijshëm se nuk do ta kenë fare lehtë të shënojnë fitore ndaj Shqipërisë, shkruan “Bota Sot”.

“Ndoshta në Zvicër presin që ne të marrim tri pika pa shumë vështirësi, por unë e mendoi të kundërtën. Shqipëria ka një skuadër për respekt dhe nuk mposhtet lehtë. Neve na mbetët që të përgatitemi sa më mirë, por Shqipëria ka një ekip të fort që duhet respektuar pasi në gjirin e vetë ka futbollistë të dalluar”, ka thënë Hitzfeld. Ish trajneri i gjigantëve gjerman, Bayern Munchen dhe Dortmundi, në përfaqësuesen zvicerane ka ftuar pesë futbollistë shqiptar, por ai është i vetëdijshëm se ata do të jenë nën presion të shtuar në prag të këtij dueli. Megjithatë Hitzfild shpreh bindjen se shqiptarët që aktivizohen me Zvicrën e kanë dashurinë e patriotëve të tyre, prej të cilëve presin që të duartrokiten, pa marr parasysh se do të luajnë kundër Shqipërisë. Zvicra krahas me kuqezinjtë katër ditë më parë kampanjën eliminatore e nis me Slloveninë, ndërkaq që nga futbollistët shqiptar ka selektuar, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Admire Mehemdin.

SHPËRNDAJE