Federata zvicerane e Futbollit ka ra në hall, pasi në rast të pranimit të federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, pesë yjet shqiptar që aktualisht luajnë me Zvicrën mund të kalojnë në përbërjen e Kosovës.

Zvicra filloi kualifikimet për kampionatin botëror “Brazili 2014” në mënyrën më të mirë, por megjithatë drejtuesit e sajë, nuk po mund të rrinë të qetë. Problemi janë ajka e përfaqësues, përkatësisht yjet shqiptar si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi, të cilët në çdo moment mund t’i thonë “JO” Zvicrës. Zyrtarët e lartë të FIFA-s, në fund të këtij muaji pritet të japin përfundimisht sinjalin për lejimin e ndeshjeve miqësore të Përfaqësues së Kosovës me përfaqësuese të tjera. Për këtë shkas mediet në Zvicër po merren intensivisht me këtë çështje, pasi Kosova në të ardhmen pritet të jetë anëtare e plotë e FIFA-s, me ç’rast yjet shqiptar të Zvicrës do të kishin të drejt ët braktisin Zvicrën për Kosovën.
Zvicra të martën do të takohet me Shqipërinë, ku edhe kjo ngjarje është temë në vete, pasi mediet helvetike në vazhdimësi kanë tërhequr vëmendjen për shqiptarët që do të luajnë kundër ekipit kombëtar të tyre për kualifikimet e botërorit të ardhshëm. Megjithatë, portali i njohur zviceran 20min.ch i ka dhënë shpresë adhuruesve zviceran se vështirë që mund t’i bashkohen Kosovës në një të ardhme të afërt, pesëshja e artë. Ndërkaq në fund ka shtuar se të gjithë ata mund ta lënë Zvicrën, nëse Kosovës do t’i lejohet që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në vitin 2016 në Brazil.

SHPËRNDAJE