Vitamina D përmirëson shikimin

Marrja në doza të mëdha të vitaminës D tek njerëzit e moshuar parandalon përkeqësimin e shikimit dhe mund të shmangë verbërinë, ishte përfundimi i një studimi shkencor.

Testime në kavie të moshës së mesme apo të tretë treguan se marrja për gjashtë javë e vitaminës D, ishte në gjendje të ngadalësonte ose të ndërpriste procesin e degradimit të syve.

Tek kaviet, degradimi i aftësive pamore është shumë i ngjashëm me procesin që ndodh tek njeriu. Niveli i amiloid beta, një proteinë toksike e lidhur me shfaqjen e alzaimerit dhe dëmtimin e retinës midis të moshuarve, gjithashtu ishte pjesë e këtij studimi.

Ndonëse ekspertimenti nuk është bërë ende tek njeriu, shkencëtarët janë të sigurt që vitamina D ka impakte të qarta në përmirësimin e shikimit.

“Kërkuesit duhet të kryejnë testime të plota tek njeriu përpara se të këshillojnë marrjen e vitaminës D si një suplement, por ndërkohë ka gjithmonë e më shumë të dhëna se personat e moshuar në perëndim kanë një mungesë gjithmonë e më të mëdha të vitaminës D dhe kjo u shkakton probleme të mëdha shëndetësore”, deklaroi njëri prej ekspertëve që udhëhoqën studimin, profesori Glen Jeffry, i Universitetit të Londrës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni