VIDEO te TV Presheva Jonë: Dr.Shefqet Krasniqi: Kjo fe po luftohet shumë. Parlamenti i Kosovës hedhë në rrugë xhematin e Prishtinës

Dr. Shefqet KRASNIQI: nuk do të lejohet që Kosova të shndërrohet në një vend atesit

Deputetët e Republikës së Kosovës më 29 gusht kanë votuar kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë. . Pas faljes së namazit të xhamisë, Fuad Ramiqi me një grup njerëzish kanë protestuar para komunës dhe qeverisë së Kosovës. Në protestën e sotme  para Teatrit Kombëtar ka folur edhe imami prof.dr. Shefqet Krasniqi. Dr. Krasniqi ka deklaruar se “nuk do të lejohet që Kosova të shndërrohet në një vend atesit.

Prishtinë,2 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Ramiqi i ka quajtur politikanët kosovarë komunistë. Para qeverisë, turma po kërkon plotësimin e dy kushteve tjera: mësim-besim në shkolla dhe bartjen e shamisë në shkolla.

Besimtarët myslimanë edhe këtë të premte do të falin namazin e xhumasë në udhëkryqin afër Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë. Sipas burimeve të Kosovapress-it kjo falje e namazit-protestë mund të eskalojë në dhunë, pasi një pjesë e anëtarëve të Lëvizjes “Bashkohu”, e cila organizon protestën, ndjehen të fyer për mos realizimin e kërkesave të tyre.

Në emër të Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi të martën pati deklaruar se kjo situatë do të përsëritet si shenjë proteste për mosndarjen e hapësirës për ndërtimin e xhamisë dhe mos miratimin e ligjit për futjen e mësim-besimit nëpër shkolla publike.

Besimtarët myslimanë kanë fal namazin në rrugë edhe tri herë tjera. Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të liruar rrugët, kurse një pjesë e besimtarëve u munduan të kundërshtojnë ndërhyrjen e policisë, e cila arrestoi disa nga ta, për t’i liruar më pas. Por situata shkoi deri aty, sa që 3-4 persona, të cilët e quanin vetën përfaqësues të myslimanëve të Kosovës, në mënyrë simbolike vendosen themelet e xhamisë në oborrin e Fakultetit Filologjik, për të cilin veprim u arrestua një persona.

Deputetët e Republikës së Kosovës më 29 gusht kanë votuar kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë.

Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, më 29 gusht njoftoi se lokacioni për ndërtimin e Xhamisë është caktuar te posta e re, ndërsa si variant të dytë ofroi një lokacion më të madh në lagjen Prishtina e Re.

Por kjo nuk u prit mirë nga Bashkësia Islame, të cilët kanë kërkuar që lokacioni për ndërtimin e xhamisë të jetë në oborrin dhe themelet e çerdhes së qytetit, që gjendet përball Institutit Albanologjik.

Mustafa kërkesës së Baskisë Islame i është përgjigjur se Komuna nuk ka buxhet për ndërtimin e xhamisë, e as të ndajë një lokacion më të madh në qendër, por u ka dërguar porsi së “nëse kanë para le ta blejnë dhe Gardin dhe Komuna do t’u jep leje për ndërtim të xhamisë”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni