Vazhdojnë luftimet në Tripoli – asnjë gjurmë nga Gaddafi

64191827 300x198 Vazhdojnë luftimet në Tripoli   asnjë gjurmë nga Gaddafi Në Libi vazhdojnë luftimet mes kryengritësve dhe trupave të diktatorit Muammar al-Gaddafi. Në kryeqytetin Tripoli po zhvillohen luftime tepër të ashpra në aeroportin ndërkombëtar. Po ashtu vendlindja e Gaddafit, Sirte ndodhet ende në duart e forcave qeveritare. Për shkak të viktimave të shumta, spitaleve po iu mbarojnë ilaçet. Mjekët bëjnë fjalë për situatë kaotike. Sërish asnjë gjurmë nga Gaddafi. Qeveria e përkohshme ka vendosur shpërblim dhe lirim nga paditë gjyqësore për këdo nga rrethi i afërt i Gaddafit që do ta dorëzojë apo do ta eliminojë Gaddafin. Qeveria në Romë po përpiqet të ndërmjetësojë për lirimin e një gazetari italian.

Arrestohen snajperistë serbë të Gaddafit

Kryengritësit në Libi kanë njoftuar se i kanë arrestuar 5 serbë, për të cilët dyshohen se janë snajperistë që kanë luftuar për Gaddafin.

“I kemi arrestuar 5 serbë të cilët thonë se janë punëtorë të ndërtimtarisë, por ne mendojmë se ata janë snajperistë pro-Gaddafi. Ata janë të sigurtë dhe brenda aeroportit ndërkombëtar”, ka thënë njëri prej kryengritësve Ahmed Mehdi, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Mehdi ka thënë se kryengritësit po e sigurojnë rrugën që çon drejt aeroportit, dhe e cila për momentin kontrollohet nga ta, por po sulmohet nga forcat e Gaddafit.

Kryengritësi ka pohuar se kanë arrestuar edhe të tjera luftëtarë afrikanë që kanë luftuar me para për Gaddafin. Edhe më herët është raportuar se ka mercenarë serbë që kanë shkuar për të luftuar për regjimin diktatorial të Gaddafit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni