U sulmua sajti i Uikiliks-it

Sajti Uikiliks është hequr mbrëmë gjatë një ueb-sulmi të dukshëm, pas publikimit të dhjetëra mijë porosive sekrete të Stejt Departamentit Amerikan.

Një orë pas fillimit të sulmit, i publikuar nga grupi Uikiliks në Twiter, sajti dhe informacionet nuk kishin qasje. Në një porosi të azhurnuar përmes Twiterit, grupi Uilikiks publikoi se “ende janë nën ueb sulmin” dhe kërkoi nga vizitorët e sajtit të kërkojnë informacione të kopjuara të ueb faqes në një server tjetër ose nga sistemi tjetër për kërkim cablegatesearch.net.

Mediat amerikane lajmërojnë se sulmi vijon pasi që personat e mëparshëm dhe ata aktual zyrtar amerikan konfirmuan kohë më parë për informacionet e publikuara dhe shprehën brengosje për mbrojtjen e burimeve dhe se ajo është “krijim i një mossuksesi të ri diplomatik dhe turp për administratën e Obamës”. Tani për tani nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin e sajtit të Uikiliksit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni