Tre të vdekur në një shtëpi që ka shpërthyer zjarri në Drenas

Tre persona kanë vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një shtëpi në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit. Ndërsa dy vajza të familjes kësaj familjeje janë dërguar për trajtim në qendrën emergjente të QKUK-së dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se shkak i zjarrit ishte një bombolë gazi. Tragjedia ka ndodhur në familjen Berisha në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit. Tre anëtarë kanë vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga shëprthimi i zjarrit në shtëpinë e tyre. Flet për Radio Kosovën, familjari më i afërt i viktimave, Hajriz Berisha.

“Krejt ngjarja ka nis nga një bombol e gasit, është i vdekur Velia, nëna e tij dhe gruaja e tij që kanë qenë në dhomë. Ndërsa dy fëmijë janë në spital, ata i ka qit ndezja e plinit d.m.th ndezja kur është bërë e ka qit njërin nga dera dhe tjetrin për dritare. Një tjetër fëmijë ka qenë në dhomë atë e kemi larguar”.

Hajrizi i kishte ardhur në ndihmë familjes Berisha, pasi kishte dëgjuar zhurmën nga shpërthimi.“Nuk ka pas bërtima por eksplodimi është dëgjuar, ne kemi shku që të gjithë, ndërkaq ka qenë e pamundur me i shpëtu të gjithë sepse ka qenë e momentit”.

Ndërkaq të dy fëmijët të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare janë jashtë rrezikut për jetë thotë zyrtarja për informim Mirlinda Qyqalla. “ Në qendrën emergjente kanë ardhur dy fëmijë njëri i moshës 1999 dhe 1996 janë me djegie me gas të shkallës së parë dhe të dytë në qafë, fytyrë dhe duar. Gjendja e tyre për momentin është e stabile dhe vazhdojnë trajtimin në qendrën emergjente”, tha ajo.

Policia kishte marrë informatën rreth orës 13:00 për këtë rast, tha zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 13 policia ka marr një informatë për një shtëpi që është përfshirë nga zjarri në fshatin Vasilevë në Komunën e Drenasit .Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty është konstatuar se bëhet fjalë për një zjarr që ka përfshirë shtëpinë që dyshohet të kenë mbetur 3 persona të familjes. Kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësit dhe aktualisht po punohet drejtë rrethanave që kanë sjell deri te kjo ngjarje tragjike” .

Ndërkohë trupat e pajetë të familjes Berisha do t’i nënshtrohen autopsisë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni