Burimet mirë të informuara të RTV Spektrit njoftojnë se ditët në vijim Bujanocin dhe Preshevën do ta vizitojnë disa Ambasadorë të disa Shteteve mike të Shqipëtarëve të akredituar në Beograd, ku temë e bisedimeve do të jetë regjistrimi dhe bojkoti.

 

Këshilltarët Shqipëtarë të trija Kuvendeve (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë) para disa ditëve kanë marë vendimin për bojkotimin e regjistrimit të popullatës.

A do të arrin ta mbrojn qëndrimin e tyre deri kur edhe do të filloje regjistrimi ( 1 Tetorë) mbetet të shihet.

 

Regjistrimin e popullatës dhe pasurive tjera këtë vitë nuk e organizon vetëm Serbia, në fillim të këtij viti disa Shtete të rajonit vetëm sa e kanë kryer këtë proces, në mesin e tyre është edhe shteti më i ri Kosova.. Edhe në Serbi regjistrimi ishte paraparë të mbahej gjatë muajit Mars, është shtyrë të mbahet gjatë muajit Tetorë për shkaqe teknike. Shumë pak dihet dhe flitet në opinionin Shqipëtarë të Luginës se sponzoruesi kryesorë për realizimin e regjistrimit të popullatës dhe pasurive tjera është Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN-ja). Çdo shtet që pretendon ta fitoj statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Unionin Europian (EU) është i obliguar ta ketë edhe regjistrimin sa më të freskët. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës tani më për shkaqe të njohura u deklaruan për bojkot. Se a do të mbetet deri në fund kështu mbetet të shihet ditët në vijim, deri tek afati i fillimit të regjistrimit kanë mbetur edhe rreth 3 javë.

Zyrtarët Republikanë të parët ishin ata që reaguan ndaj vendimit të këshilltarëve shqipëtarë për bojkot të regjistrimit. Por ata nuk janë edhe aq shumë të rëndësishëm, faktori politik Lokal shqipëtarë dhe ai Republikanë as që kanë për momentin ndonjë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë, sikur që edhe besimi i ndërsjelltë kah moti është humbur.

Edhe faktori ndërkombëtarë i cili është prezentë nëBeograddo të jetë ai i cili do t’i vie në lëvizje mekanizmat e veta rreth kësaj cështjeje shumë të ndieshme. I pari që publikisht nuk u pajtua me qëndrimin e Shqipëtarve rreth bojkotit është Shefi i misionit të OSBE-së Dimitros Kipros sikurse edhe zëvendësi i tijë ditë më parë.

Burimet mirë të informuara të RTV-Spektrit njoftojnë se ditët në vijim Bujanocin dhe Preshevën do ta vizitojnë disa Ambasadorë të disa Shteteve mike të Shqipëtarëve të akredituar në Beograd, ku temë e bisedimeve do të jetë regjistrimi dhe bojkoti.

A thua spektri politik shqipëtarë i Luginës a është i përgaditur për këto takime, a do të ketë fakte të mjaftueshme për mbrojtjen e qëndrimeve të veta, a i ka mirë të përpilura kërkesat dhe kushtet reale, kush do të dale fitimtarë nga këto bisedime, sa do të arrije të rezistojë ndaj presionit të Diplomatëve që i llogarisim si miqë?!

Që nga dita e Hënë (12 Tetorë ) këtë mision i pari do ta filloje Drejtori Republikan Statistikor  Dragan Vukmiroviç, i cili do t’i paraqitet opinionit përmes një interviste ekskluzive të zgjëruar dhënë RTV-Spektrit (emetimi në rrjetin toksor dhe kabllor nga ora 22.00).Ponë këtë kanal, ditët në vijim do të shfaqen edhe intervistat e disa Ambasadorëve të disa shteteve mike të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.

 

 

RTV-Spektri

SHPËRNDAJE