Shtëpia ku lindi Jezu Krishti, kërkon mbrojtjen nga UNESCO

Për besimtarët, dashamirësit e pelegrinazheve, apo edhe gjithë njerëzit që u pëlqejnë vendet e shenjta dhe mistike, kujtojmë se ka një vend, që nuk duhet ta humbasin nga axhenda e udhëtimeve të tyre gjatë jetës: Betlehemi! Vendi ku lindi Jezu Krishti dhe që së fundmi, ka kërkuar njohjen si pasuri kulturore e njerëzimit nga organizata UNESCO.

I njohur për të gjithë si vendlindja e simbolit të krishterimit 2012 vjet më parë, ai ka kërkuar që të futet medoemos në regjistrin e çmuar të trashëgimisë së UNESCO-s.

Në fakt, Palestina është bërë një anëtare e UNESCO-s më 31 tetor të vitit 2011 dhe tani ajo paraqet një nga faqet e saj më interesante si kandidate për të hyrë në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Kjo është Bazilika e Lindjes ne Betlehem, në fakt, kisha që qëndron në vendin ku ka lindur Krishti, në të cilën, përvit vijnë mbi një milion vizitorë, dhe përfaqëson një vendet më të mëdha të shtegtimit në Tokën e Shenjtë. Ajo u ndërtua në shekullin e katërt nën mbretërimit të Konstandinit, është aq e vjetër dhe për fat të keq nuk tregon një gjendje të mirë të ruajtjes, madje është konsideruar edhe si me një rrezik të lartë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni