Shqiptarja qe ja futi plumb burrit të vet italian u arrestua nga karabinjeri

Forcat policore italiane, kanë mundur të arrestojnë gruan 52-vjeçare me origjinë shqiptare, Fitnete Mehmeti, e cila para pak ditësh u përfshi në vrasjen e bashkëshortit të saj italian, Antonio Manco, 73-vjeçar.

Agjencia e lajmeve no raporton se gruaja me banim në Melissano, u gjend pranë kufomës së burrit të saj.

Një vrasje-vetëvrasje është konsideruar kjo në fakt, sepse gruaja, pasi e ka vrarë burrin e saj, i cili vuante nga probleme shëndetësore, paskëtaj është përpjekur të presë venat e saj.

E megjithatë, ajo u gjet e gjallë, edhe pse në gjendje kritike për jetën.

Tashmë, pas disa ditësh qëndrimi në spital, ajo është transportuar në burgun e Leçes, duke u vënë në dispozicion të autoriteteve për gjykim mbi ngjarjen e rëndë.

Nga ana e tyre, ekspertët janë duke e rindërtuar skemën e saj, për të konkluduar mbi arsyet e vërteta që e çuan çiftin të përfundonte në këtë finish tragjik të jetës së tyre.a.b/noa.al


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni