Shkup, rikthehen incidentet

Rikthehen incidentet në autobusë. Të mërkurën pas mesnatës, rreth orës 00 e 45, është sulmuar në autobusin nr. 57 i riu Z.A. Ai po kthehej për në shtëpi, kur në një nga stacionet e pritjes hipi një grup të rinjsh prej 15 vetave, të cilët filluan ta fyenin Z.A.

Ai pastaj kishte zbritur në stacionin e autobusit karshi kinemasë “Butel”, kurse pas tij kishin zbritur edhe dhunuesit, të cilët e kishin rrahur me grushte dhe shqelma të riun.

Z.A kishte arritur të ikte me ndihmën e të atit, i cili e priste me veturë, transmeton portali Zhurnal.

Të dy së bashku e kishin paraqitur në polici rastin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni