Shaqiri ka dy zgjidhje!

largea_1000x71551404470502Mesfushori shqiptar nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i kampionit gjerman, Bayerni nga Munihu, ka dy zgjidhje! Tabloidi anglez “Daily Star” shkruan se sipas informacioneve të reja Liverpooli është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me Xherdan Shaqirin. Trajneri i nënkampionit anglez, Brendan Rodgers mund të jetë shumë afër që të përfundojë një marrëveshje me Bayernin për Shaqirin. 22-vjeçari ka dy zgjidhje: t’i bashkohet Liverpoolit apo të pranojë një kontratë të re me bavarezët.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni