SHAIP KAMBERI I PËRGJIGJET RRËMUJËS RRETH PUSHTETIT LOKAL NË BUJANOC

Përkitazi me këto turbulenca apo rrëmuja, kryetari i PVD-së në Buajnoc Shaip Kamberi, për mjetet e informimit serb, përmes një deklarate ka thënë se “se bisedimet për koalicionin lokal me partitë serbe akoma janë duke vazhduar dhe se ai nuk mundë të thotë asgjë lidhur me këtë.

 

Bujanoc,24 shtator

Turbulencat  apo rrëmujat rreth shpërbërjes së koalicionit aktual qeverisës në komunën e Bujanocit  nuk kanë të ndalur. Ato vazhdimisht mbeten enigmë e popullatës së Luginës së Preshevës e cila me ankth në njërën anë pret epilogun e këtyre turbulenvacave,ndërkaq , në anën tjetër,me durim pritet nga ana e simpatizantëve të partive opozitare që janë aktualisht. Megjithatë,sipas burimeve serbe të informimit ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje e re për formimin e koalicionit të ri të mundshëm mes tre subjekteve politike shqiptar PVD,LPD dhe UDSH me këshilltarët e Partisë Socialiste Serbe dhe me atë të Përparimtares së Nikoliqit.  Përkitazi me këto turbulenca apo rrëmuja, kryetari i PVD-së në Buajnoc Shaip Kamberi, për mjetet e informimit serb, përmes një deklarate ka thënë se “se bisedimet për koalicionin lokal me partitë serbe akoma janë duke vazhduar dhe se ai nuk mundë të thotë asgjë lidhur me këtë.

Në pyetjen se çka mundë të përfitojnë dhe të humbin serbët nëse bëjnë koalicion me PVD-në dhe partitë tjera, Kamberi deklaroi se në këtë moment nuk mundë të flitet për hollësira tjera, mirëpo sipas tij  bisedohet edhe “globalisht” për Trupin Koordinues.

Bujanocin e udhëheqin Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe partitë tjera serbe të koalicionit.

Ndërsa për formimin e qeverisjes se re lokale në Bujanoc është duke biseduar PVD, LPD e Jonuz Musliut dhe Unioni Demokratik Shqiptar, Mejdi Zeqiri dhe në bisedime janë ftuar këshilltarët lokal të Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste të Serbisë. Avni Jusufi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni