Rritet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në Zvicër dhe vendet e “Schengen”-it

Autoritet zvicerane njoftojnë se 2.254 kërkesa për azil janë paraqitur në muajin maj, 51 për qind më shumë kërkesa se në muajin prill kur numri i tyre ka qenë 1495. Nga këto kërkesa 184 prej tyre janë nga shtetas maqedonas nga 127 kërkesa për azil që janë dorëzuar nga muaji prill. Në deklartën e byrosë zvicerane për emigrimin, sërish theksohet qartë se numri më i madh i azilkërkesave janë nga Maqedonia dhe me origjinë rome, të cilët e kanë braktisur vendin për shkak të mungesës së perspektivave socio-ekonomike në vend.

Numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar azil për në Zvicër, gjithnjë rritet, ka bërë të ditur Byroja zvicerane për migrim. Pushteti ka shfaqur shqetësimet  që trendi i azilkërkuesve në vend që të zvogëlohet pasi që Unioni Evropian u kërcënua se do t’i kthej vizat, po rritet. Sipas llogaritjeve të tyre, në maj të këtij vitit në Zvicër kanë qenë të dorëzuara 2.254 kërkesa për azil, që është 51 për qind më shumë se në prill kur numri i tyre ka qenë 1.495. Më të shumtë janë kërkuesit e azilit që vijnë nga Eritrea (545 kërkesa), Tunizi (342 kërkesa) dhe nga Maqedonia (184 kërkesa).

Në kumtesën e Byrosë zvicerane qartë bëhet i ditur numri më i madh i kërkesave për azil nga Maqedonia që janë me prejardhje romë, të cilët e kanë lëshuar shtetin për shkak të perspektivës ekonomike-sociale në shtet. Sipas ligjeve zvicerane, Maqedonia që nga viti 2003 konsiderohet si shtet i sigurt, me çka për të gjitha kërkesat për azil sillet vendim për mospranimin e tyre. Lajme për numrin e rritur të azilkërkuesve nga Maqedonia për në shtetet e Shengenit, vijnë vetëm disa ditë para mbajtjes të takimit për shtetet anëtare në BE të cilët do të diskutojnë për masat me të cilat duhet të mbrohen nga vala e emigrantëve. Ministrat për punë të jashtme në BE dhe kolegët e tyre nga Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra, të hënën në kuadër të Komitetit të përbashkët, do ta shqyrtojnë raportin e Komisionit Evropian për mekanizmin mbikëqyrës për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor dhe propozimin e ri për ndryshimin e rregullave për regjimin e lirë të vizave i cili parashikon procedurë të përshpejtuar për anulim të liberalizimit të vizave.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni