RRËFIMI RRËQETHËS: “Më vunë një qese të zezë plehrash në trup, duke më mbajtur nën të me fekale”. Në njërin sy më ngjeshën Gazeta greke “To Vima” e pas saj edhe shumë site të tjera greke, kanë botuar sot dëshminë tronditëse të një shqiptari, mbi torturat që ka provuar në policinë greke.

Nën titullin titullin ”Abu Ghraib në policinë greke” gazeta ka sjellë rrëfimin e shqiptarit: “Më vunë një qese plehrash në trup, të mbushur me jashtëqitje. Më kërcënonin se do të më vrisnin dhe më rrihnin. Më qëllonin në njërën këmbë dhe më detyronin të ecja vetëm me tjetrën, e më rrihnin përsëri… “

“Ishin pesë policë që më rrihnin. Njëri prej tyre, me pushkë më qëllonte në çdo pjesë të trupit, kurse grykën e pushkës ma fuste në sy. Pastaj më qëllonte në organin gjenital duke më shkaktuar dhimbje të forta. Më godisnin sërish dhe më urdhëronin të ngrihesha në këmbë dhe duke më mbajtur nga supet dhe vazhdonin të më qëllonin”, – tregon i riu shqiptar tmerrin që ka përjetuar. “Në një moment, kërkova të më çonin në tualet, por m’u përgjigjën: “Jo, aty ta bësh”. Gjatë gjithë kohës përsërisnin: “Nga këtu nuk del i gjallë, dhe sharjet ishin nga më të rëndat.

Gazeta duke cituar shqiptarin shkruan se “torturat e pesë policëve grekë ishin të ngjashme me ato që ushtarët amerikanë kanë kryer ndaj irakenëve në burgun e Abu Ghraib”.

Kjo ngjarje e papublikuar më parë, është denoncuar nga shqiptari 35 vjeçar, i cili tashmë kërkon nga gjykata e Apelit të dënojë shkaktarët e atyre torturave.

Gjithçka filloi në 7 dhjetor 2005 kur i riu u arrestua nga policia për posedim të një sasie të vogël narkotikësh. Gjatë të të njëjtit operacion u arrestua dhe një avokat për trafik droge, i cili qëlloi mbi policët duke plagosur me pistoletë një prej tyre, krim për të cilin u akuzua dhe u torturua padrejtësisht shqiptari.

Raporti mjekoligjor për shqiptarin, përcakton se “gjatë qëndrimit në rajonin policor të Athinës, shtetasi 35 vjeçar paraqet dëmtime serioze në kokë dhe në trup shkaktuar nga goditje fizike dhe me mjete të forta. Ka gjurmë goditjesh në shpatulla, në fytyrë, në organet gjenitale, dëmtime serioze në të dy sytë, por më të rëndë në njërin prej tyre. Këto tregojnë se mbi personin është ushtruar jo rastësisht, por sistematikisht për disa orë, dhunë e vazhdueshme në formë torturash”.

SHPËRNDAJE