HALIMI: Me Dacicin dhe dialogun e filluar kemi situatë më të tensionuar në Luginë !

“ Cështja e polisave, lëvizje jo e lirë e qytetarëve, tabelat e veturave, diplomat..dhe arrestimet e fundit të policisë kosovare,  proceset e montuarava gjyqysore ndaj të rinjve nga Presheva bashkë me politikën diskriminuse serbe ka bërë që situata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jetë e pasigurt dhe e padurueshme, situate kjo shumë më e tensionuar, se para fillimit të negociatave..” ka deklaruar sot deputeti dhe kryetari i PVD-së Riza  Halimi në një bisedë për agjencinë informative “Presheva jonë”

 

 

 

Preshevë, 2 prill

 

 

Halimi: Manovrimet e Dacicit me arrestimet dhe proceset e montuara nuk i kontribuojnë stabilitetit

 

Deputeti Riza Halimi lidhur me arrestimin e nëntë shiptarëve nga Presheva të cilët ende po mbahen në Beograd, pohon se me keto arrestimet në mungesë të argumenteve, proceset gjyqësore jo vetëm se janë zhagitur por është vazhduar e shtyer disa here. Cka vërehet qartë se në ekto procese mungojnë provat ata po përdoren për marketing poltik tash në prag të zgjedhjeve serbe. Proceset të cilat ashtu –kështu janë të ngritura me motive politike.

 

“Në Kosovë megjithatë ka një mbikqyrje ndërkombëtare, kurse kjo në Serbi mungon. Prandaj, do të sihet mire që të ardhmen të kemi një reciprcitet juridik që sikur në Kosovë të ketë dhe në Serbi. Arrestimet e serbëve në Kosovë nuk ka shansa të jenë tendencioze,  me motive politike apo të ketë thyerje të të drejatve të njeriut, kur dihet se as policia  e as gjykatat e Kosovës nuk veprojnë në krye në veti, pa EULEX-in  apo UNMIK-un.”  ka deklaruar sot deputeti dhe kryetari i PVD-së Riza  Halimi.për agjencinë informative “Presheva jonë”

 

Prandaj, sipas z.Halimi “me këto masa represive në Serbi janë duke pësuar më shumë qytetarët  e thjeshtë ku Beogradi në emër të reciprocitetit të arrestimeve në Kosovë, kënjej po i kndërpërgjigjet me arrestime kundër njerëzve të pafajshëm apo duke ngritur procese gjyqësore me motive politike. Pransaj, duhet edhe  të instalohet norma ndërkombëtare në Serbi për të vëzhguar proceset e montuara gjyqësore me motive politike…”

 

Dacic me arrestimet e fundit  dhe proceset e montuara gjyqësore po minon dialogun duke  tensionuar situatën në Luginën e Preshevës

Ndërsa ypetjes rreth dialogut në vazdhim z.Halimi, kryetar i PVD-së pohon se  “me dialogunem filluar para një viti në Bruksele, kami shpresuar shumë, se me fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të normalozohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë që në fakt do të reflektoheshin pozitivisht edhe tek në  Luginën e Preshvës. Por efektet e këtij dilaogu jo që janë shumë të ngdalshme por edhe kemi përyshtpjen se sot kemi një sitauatë më të tensionuar në rajon se sa para fillimit të dialogut. Këtë situate alarmnate e ka bërë pos politikës diskrminuese dhe repressive që Beogradi ushtron me vite të tëra mbi populltën shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë , pastaj diskrmiminimi ekonomik, bashkë me papunësinë me të  lartë në rajon edhe arrestimet e fundit kanë propvokar sitautën që qytetarët jo vetëm të humbin besimin por edhe të kenë pasiguri në vendine tyre.”

 

Këtë situate më alarmante se para fillimit te”dilaogut, z.Halimi e justifkon me fakte duke shtuar se dhe “me fillimin e dialogut edhe lëvizja e lirë është cenuar dukshëm e qytetarëve tanë. Me daljen e polisave sipas marrëveshjes i dalur nga marrëveshja, janë  krijuar tollovi dhe pengesa të qarkullimit të qytetarëve qoftë në drejtim të Kosvës apa mërgimtarët  tanë duke u kthyer nga perendimi për ditët e festave…Këto  probleme dikur para fillimit të dialogut nuk i kishim, nuk e kishim as problemin e diplomave e as të tabelave, tash kanë dalur një sër problemesh nga të cilat më së shumti janë goditur qytetarët e Luginës së Preshevës që në njëfarë mënyre popullata  e trevave tona janë izoluar, me pasoja edhe ekonomike, ku jnaë goditur  dukshëm edhe biznismenët  që bënin tregti mes Luginës dhe Kosovës..”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni