Republika e Malit njeh shtetin e Kosovës

Republika e Malit bëhet shteti i 92 që e njeh Republikën e Kosovës. Njoftimin për ardhjen e kësaj njohje e ka bërë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një konferencë për media. Njohja nga Mali është pasuese e njohjes nga Çadi që kishte ardhur me 1 Qershor.

Republika e Malit ndodhet në kontinentin afrikan dhe ka një popullësi prej afro 15 milion banorësh.

Megjithëse sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës njohja ngaMali është e 92 me radhë, Ambasada Amerikane thekson se Kosova ende nuk është njohur nga Nigeria dhe Uganda.

Sipas Pacollit, tanimë në rajonin e Afrikës Perëndimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.

“Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet, dhe besoj se shumë shpejt gjithqka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.

Përveq Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni