Shkruan: Nehat Hyseni

downloadRasti “Monstra” në Maqedoni, ku u ekzekutuan pesë qytetarë të Maqedonisë, të gjithë me përkatësi etnike maqedonë, është shumë i ngjajshëm me rastin e vrasjes së gjashtë të rinjëve serbë në një diskotekë në Pejë.
Ku qëndron ngjajshmëria midis këtyre dy rasteve?

1.E para, në të dy rastet bëhet fjalë për qytetarë joshqiptarë: në rastin “Monstra” të ekzekutuarit janë me kombësi maqedonas, kurse në rastin e Pejës, janë serbë,
2. Në të dy rastet bëhet fjalë për krim të rëndë ekzekutimi të më shumë njerëzve përnjëherësh dhe nuk ka fakte dhe prova për kryesit e veprës,
3. Në mungesë provash, në të dy rastet fajësohen shqiptarët dhe në bazë të dyshimeve gjykata merr aktvendim. Në rastin e “Monstrës”, madje merret denimi kapital me burgim të përjetshëm për gjashtë shqiptarët e dyshuar.
4. Dhe në fund, në të dy rastet pushteti antishqiptar merr masa drakonike presioni e terrori mbi shqiptarët, duke e tensionuar skajshmërisht situatën dhe duke terrorizuar e maltretuar në mënyrë brutale, të pamëshirëshme dhe të paskrupulltë shqiptarët nga policia.
Pra, edhe rasti “Monstra” edhe ai i Pejës janë raste të një krimi monstruoz, të cilët shqiptarët i gjykuan me kohë dhe i denuan si krime të papranueshme dhe jonjerëzore.
Por, ç’e do? Ata prapseprap u fajësuan dhe dënuan me denime kapitale, duke i shkaktuar dëmë të madh shqiprarëve.
Por, megjithatë, para dy-tre muajsh ndodhi një gjë e pazakontë dhe pothuajse e pabesueshme, së paku për mentalitetin Ballkanik të trojeve ku jetojmë. Pra, ndodhi mrekullia!
Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq doli para mediave dhe deklaroi në mënyrë decidive, të qartë dhe eksplicite, se vrasja e të rinjëve serbë në diskotekën e Pejës para njëzet e më shumë vitesh “në bazë të hetimeve dhe provave të sigurta, nuk ishte vepër e nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë, por ishte vepër makabër e serbëve, për motive politike…”
Pra, doli në shesh e vërteta mbi këtë vepër makabër që e kishin bërë vet serbët për t’i denoncuar e dajêsuar shqiptarët dhe për ta nxitur e legjitimuar dhunën  dhe terrorin dhe mllefin e urrejtjen e opinionit kundër shqiptarve.
Por, shtrohet pyetja se sa kohë do të zgjasë deri tek zbulimi i të vërtetës për rastin e “Monstrës” dhe sa dëme, tortura e terror shtetëror do të ushtrohet mbi shqiptarët e pafajshëm deri sa të zbulohen akterët e këtij krimi monstruoz, të cilët, sikur edhe në rastin e krimit të vrasjes së gjashtë të rinjëve në Pejë, mund të mos jenë shqiptarë, por maqedonas të cilët, ashtu si në rastin e Pejës, mund të kenë pasur motive politike për ta nxitur dhunën dhe terrorin shtetëror mbi shqiptarët e Maqedonisë.
Dyshimet se kjo do të mund të ishte e vërteta e rastit “Monstra” na forcoben kur këtë e analizojmë në sfondin e ngjarjeve dhe dukurive aktuale të prishjes së marëdhënive ndëretnike midis shqiptarve dhe maqedonëve në Maqedoni.
Jemi dëshmitarë të rrahjeve të nxënësve dhe fëmijve shqiptarë nga grupe “huliganësh” maqedonë, dhe akterët nuk zbulohen dhe nuk denohen nga organet  shtetërore të Maqedonisë, të cilët, veprojnë si në kohën e regjimit të Millosheviqit tek ne, kur edhe ndodhi krimi në Pejë, por edhe shumë e shumë krime të tjera serbe, për të cilët u dënuan dhe torturuan çnjerëzisht shqiptarët e pafajshëm.

Por, për dallim nga regjimi i Millosheviqit që vepronte si i tërbuar kundër shqiptarve, në Maqedoni qeveria antishqiptare e ultrashovinistit Nikolla Gruevski ëdhtë në koalicion me partinë politike shqiptare BDI-në e Ali Ahmetit dhe deshtën apo nuk deshtën, këta e ndajnë bashkëfajsinë për terrorin shtetërorë mbi shqiptarët!

Nga Kumtesa e djeshme e BDI-së, e cila ishte një ndër kumtesat më të çuditëshme që kam dëgjuar e lexuar ndonjëherë, bëhet apel që “të dyja palët të përmbahen nga dhuna…”.
Natyrisht, mendohet në policinë e armatosur me tanke, autoinda e armatimin më modernë dhe demostruesit shqiptarë që janë duarthatë!
Me këtë veprim anemik dhe indiferent, kjo parti politike shqiptare na ven në dyshim se mund t’i del zot në mënyrë të mirëfilltë dhe të denjë shqiptarve, të cilët i përfaqëson në qeveri.

Sjellja e tillë, thënë më së buti, është e papranueshme dhe paraqet alarm se duhet të këndellen sa më parë!

Plogështia e tillë e udhëheqësisë së dikurëshme kosovare, e cila nuk kishte sens realist për vlerësimin real të rethanave të kohës dhe sillej në mënyrë oportuniste ndaj sulmeve dhe fajësimit kolektiv të shqiptarve për kinse presion mbi serbët etj., solli deri tek katrahura e përmasave biblike të shqiptarve në këto troje të tyre stërgjyshore.

Andaj, historinë e idhët nuk duhet ta përsërisim, por t’i dalim zot të vërtetës dhe të mos pranojmë fajësi për krimet e pabëra dhe të pafaktuara me prova e fakte, ashtu si veprohet në mbarë botën demokratike, e kurrësesi me dyshime dhe pretendime të gjykohen shqiptarët e pafajshëm.

SHPËRNDAJE