Sergio Ramos deklaroi se Real Madridi nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë rehat pas suksesit në La Liga sezonin e kaluar, por duhet të vazhdojë të përmirësohet për të fituar të tjerë trofe. Mbrojtësi tha se është normale që Los Blancos konsiderohen favoritë, por duhet të punojnë shumë dhe të tregojnë respekt ndaj çdo rivali në kampionat.

“Nuk do të thotë asgjë fakti që konsiderohemi favoritë. Në futboll nuk mund të jetosh me të shkuarën, por duhet të provosh veten çdo ditë. E vërtetë që sezonin e kaluar ishim të pathyeshëm dhe fituam titullin me meritë, ndërsa tani është koha që ta mbrojmë atë”, deklaroi Ramos.

SHPËRNDAJE