Presidenti Topi më 8 maj paska hedh votën për Edi Ramën

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ditën e 8 majit, e ka hedhur votën e tij pro kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Ky përfundim ka dalë pas zbulimit të fletës së votimit të kreut të shtetit, e hedhur në kutinë nr.1968.

Në fakt, vota e tij është hedhur aksidentalisht në kuti tjetër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po numëron konkretisht të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar.

Pamjet e gabimit të kreut të shtetit gjatë procesit të votimit më 8 maj, nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9. të Tiranës, u transmetuan edhe nga televizioni “ABC News”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni