Zv.kryeministri i Republikës së Kosovës z.Behgjet Pacolli zhvlerëson aktivitetet e fundit të Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ai thotë se në New York dhe Riad nuk kryhet punë e mëdha për njohje. Ish presidenti vlerëson se lobimi bëhet nëpër shtete veç e veç. Ditëve të ardhshme, pohon se do të vizitojë disa shtete me pare të veta. “Ministri i Jashtëm ka udhëtuar për në Arabinë Saudite. Unë asnjëherë nuk do të udhëtoja në një mision të tillë, ku është pothuaj një mision protokollar dhe nuk do të kishte sens vizita ime atje. Unë do të shkojë në ato shtete ku kemi nevojë”, ka thënë Pacolli për gazetën Express.

Edhe pse tashmë është pjesë e qeverisë, Pacolli kujdeset ta potencojë se udhëtimet qe do t’i bëjë do t’i mbulojë me kuletën e tij. “Unë dua pak edhe të kursej edhe shpenzimet e rrugës dhe dua që t’i grumbullojë disa shtete që me një turne t’i vizitojë ato. Dhe jam duke pritur edhe disa termine qe të më konfirmohen. Ju e dini se unë dërpërsëdrejti targetoj njerëzit që mund ta ndihmojmë këtë proces”, ka potencuar Pacolli.

SHPËRNDAJE