Preshevë,20 janar (AIP) -Në mbledhje e posambajtur të Partisë Demokratike Shqiptare,përkitazi me gjendjen më të re,PDSH ka lëshuar një njoftim në të cilin thotë, se “Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj të mbajtur më datë 20 Janar 2013 shqyrtoi situatën e krijuar politike dhe të sigurisë, pas largimit të Pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit dhe në mënyrë unanime gjykuan këtë akt vandal dhe qyqarë të qeverisë dhe xhandarmërisë serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte shqyrtimi i dorëheqjes së kryetarit të Komunës nga posti i kryetarit.
Pas diskutimeve të shumta të anëtarëve të kryesisë, kryesia vendosë si në vijim:
– Kryetari me ofrimin e dorëheqjes së tij si një akt moral dëshmoi ndërgjegje të lartë politike;
– Kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa, me asnje veprim nuk ka kontribuar në krijimin e situatës për largimin e Pllakës përkujtimore, përkundrazi është angazhuar me tërë qenjen për mbrojtjen e saj;
– Me aktivitetin e tij të palodhshëm ka qenë faktorë kryesor unifikues i spektrit politik shqiptarë në Luginë pas situatës së krijuar politike;
– Kryesia vlerëson se miratimi i dorëheqjes në këto momente do të ishte kundër-produktiv dhe me pasoja për politikën vendore.
Andaj kryesia e PDSH-së vendosi që të mos e pranoj dorëheqjen e Z. Ragmi Mustafa nga posti i kryetarit dhe kërkoi nga ai që ta vazhdoj punën në funksionin e kryetarit të Komunës dhe të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare.Në këto momente mbledhje është duke mbajtur edhe Partia për Veprim demokratik.

SHPËRNDAJE