NISE EPOPEJA E UCK-së

Prishtinë – “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po tregonte gatishmërinë dhe vendosmërinë e realizimit të ëndrrës shekullore të gatuar në zemrat dhe mendjet e secilit prej nesh, të gjitha gjeneratat”.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë pjesëmarrjes së tij në manifestimin qendror “Epopeja e UÇK-së”, e cila u mbajt në Kazermën ”Adem Jashari” në Prishtinë, ka pohuar se historia mijëvjeçare e Kosovës, përpunoi ardhjen e ditëve tashmë të njohura si Ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Sipas Thaçit nuk ka vepër më madhështore se sa ajo e çlirimit të vendit. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është kryevepër e përpunimit të idesë së lirisë, mjet dhe projekt strategjik i realizimit të çlirimit të Kosovës”, është shprehur kryeministri gjatw fjalimit tw tij. I pari i Qeverisë ka theksuar se UÇK-ja ishte ushtri moderne dhe e pamposhtur ashtu siç ishte përcaktimi i qytetarëve për t’i dhënë fund shtypjes, djegieve dhe degradimit të mëtutjeshëm të jetës nën robëri.

“Ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës treguan më së miri se me çfarë çmimi ishin të gatshëm shqiptarët për ta fituar lirinë. Burrat legjendarë të familjes Jashari, gratë dhe fëmijët, një lagje tërë u flijuan me heroizëm të rrallë në themelet e lirisë së Kosovës. E gjithë kjo kryevepër u udhëhoq nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Ata ia  dhuruan një model unikat të sakrifikimit për lirinë e shtrenjtë jo vetëm Kosovës dhe qytetërimit shqiptar, por mbarë njerëzimit”, ka pohuar kryeministri. Sipas tij, çdo e arritur në Kosovën e lirë nuk mund të imagjinohet pa kontributin e dëshmorëve të lirisë, pa kontributin e dëshmorëve të lirisë, pa kontributin qytetar e civil të të gjithë atyre që kontribuon në të gjitha format e rezistencës.

“Në 14 vjetorin e Epopesë së UÇK-së Kosova  ka hyrë në fazën e përfundimit të Mbikëqyrjes Ndërkombëtare të Pavarësisë, duke dëshmuar pjekuri, përgjegjësi dhe aftësi shtetndërtuese. Republika e Kosovës sot njihet nga 88 shtete, në mesin e të cilave qëndrojnë shtetet me demokracinë më të zhvilluar në botë, shtetet mike që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të arriturat tona të derisotme”, ka thënë tutje, Thaçi.[

Ai ka kujtuar fajtin se katërmbëdhjetë vjetori i Epopesë së UÇK-së përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe flamurit kombëtar, me ç’rast ka uruar që populli shqiptar të lulëzojë dhe prosperojë edhe më shumë në mëvetësinë e tij njëshekullore, dhe të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Trembëdhjetë vjet në Kosovën e lirë dhe katër vjet në Kosovën e pavarur janë të pamjaftueshëm për realizimin e të gjitha ëndrrave, por të mjaftueshëm për të treguar vendosmërinë dhe vullnetin për të krijuar institucione të përgjegjshme, shoqëri bashkëkohore dhe shtet modern europerëndimor”, është shprehur kryeministri i vendit. Lajmonline

SHPËRNDAJE